Menaxher i Depos
KONKURS PUNE
Pozita: Menaxher i Depos
Adea Group SH.P.K. – Ujë Dea hap konkurs për pozitën Menaxher i Depos në fabrikën tonë në Gumnishtë, Gjilan.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Organizimi dhe menaxhimi i përditshëm i punës në depo.
- Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallit.
- Mbajtja e evidencës së saktë të stokut dhe inventarit.
- Organizimi i ngarkimit dhe shkarkimit të kamionëve.
- Mbikëqyrja dhe koordinimi i punëtorëve të depos.
- Sigurimi i rendit, pastërtisë dhe sistemimit të mallit në depo.
- Kontrolli i sasisë dhe gjendjes së produkteve.
- Parandalimi i humbjeve, dëmtimeve dhe gabimeve në evidencat e mallit.
- Përgatitja e raporteve për stoqet dhe aktivitetet ditore të depos.
- Bashkëpunimi me sektorin e prodhimit, shitjes dhe logjistikës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në menaxhimin e depos.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
- Aftësi për të udhëhequr dhe koordinuar një ekip punëtorësh.
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe evidencave të stokut përbëjnë përparësi.
Të interesuarit:
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@deawater.com
Lokacioni i punës: Gumnishtë, Gjilan, Kosovë.
Adea Group SH.P.K. – Ujë Dea