Gjenerata e 10-të
Trajnim profesional | Përvojë praktike | Mbështetje financiare
Banka për Biznes,përmes Junior Program, ofron programin tre-mujor të dedikuar studentëve të vitit të fundit dhe të diplomuarve rishtazi, të cilët synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë në sektorin bankar.
Përmes trajnimit, mentorimit dhe angazhimit në projekte reale, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesionistët e BPB-së dhe të njihen nga afër me funksione të ndryshme të bankës.
Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, ndërsa pjesa praktike realizohet në departamente dhe degë të BPB-së në qytete të ndryshme të Kosovës.
Zhvillimi yt
Programi të mundëson të kalosh nga njohuritë akademike në një përvojë reale profesionale, duke përfituar:
- Trajnime profesionale nga ekspertët e BPB-së;
- Mentorim dhe orientim profesional;
- Përvojë praktike në fusha të ndryshme të Bankës;
- Angazhim në projekte reale;
- Mbështetje financiare mujore;
- Certifikatë pas përfundimit me sukses të programit;
- Mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karrierës dhe punësim në BPB.
Ftojmë të aplikojnë:
- Të rinj të moshës 20–29 vjeç, nga të gjitha qytetet e Kosovës;
- Studentë të vitit të fundit ose të diplomuar rishtazi në Ekonomi, Matematikë Financiare, Teknologji të Informacionit (IT), Juridik, Shkenca Sociale dhe fusha të tjera të studimit;
- Kandidatë me aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Kandidatë me njohuri të mira të gjuhës angleze.
Nuk është e nevojshme të kesh përvojë të mëparshme. Vlerësojmë potencialin, motivimin dhe gatishmërinë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
Procesi i përzgjedhjes
01 | Aplikimi online. Plotëso formularin e aplikimit.
02 | Testimi logjik. Vlerësimi i aftësive numerike dhe logjike.
03 | Intervista grupore. Vlerësimi i aftësive të komunikimit, bashkëpunimit dhe punës në ekip.
04 | Intervista individuale. Njohje më e afërt me kandidatin, motivimin dhe interesin për programin.
Apliko deri më 22 nëntor 2026.
Zhvillo potencialin tënd. Fito përvojë. Fillo karrierën me BPB.
