KosovaJob
Dental Day E re

Agjent/e i/e Shitjes

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 25 nëntor 2026
	 	 

DENTAL DAY PO ZGJERON EKIPIN!

Kërkojmë Agjent/e të Shitjeve – Prishtinë

A je komunikues/e, energjik/e dhe i/e motivuar për sukses? Dëshiron të zhvillosh karrierën në sektorin dentar? Atëherë, bëhu pjesë e ekipit të Dental Day!

Dental Day, depo e produkteve dhe materialeve dentare, kërkon një person të motivuar për pozitën Agjent/e i/e Shitjeve për Prishtinë dhe rrethinë.

Detyrat kryesore

  • Vizita dhe komunikim me ordinanca dentare, klinika dhe laboratorë dentarë.
  • Promovimi dhe shitja e produkteve dentare.
  • Gjetja e klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
  • Përcjellja e porosive, ofertave dhe pagesave.
  • Raportimi i aktiviteteve dhe arritja e objektivave të shitjes.

Po kërkojmë:

  • Kandidatë me aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Persona të motivuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve.
  • Përvojë në shitje përbën përparësi.
  • Dentistët dhe laborantët dentarë në vitin e fundit të studimeve janë të mirëpritur të aplikojnë!
  • Patentë shoferi, kategoria B.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë bazë dhe mundësi bonusi sipas rezultateve.
  • Trajnim për produktet dhe materialet dentare.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Sigurim shendetesor

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj në: info@dentalday-ks.com

Afati i aplikimit: 30.10.2026

Lokacioni: Prishtinë dhe rrethinë

Bashkohu me Dental Day dhe ndërto të ardhmen tënde profesionale me ne!

Afati: 25 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Dental Day
Industri Farmaceutike
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 25/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë