KosovaJob
Islamic Relief Kosova PREMIUM+

Thirrje për Workshop - Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë

Lokacioni Prishtinë Skadon më 8 nëntor 2026
	 	 

Islamic Relief Kosova me përkrahje nga IR Deutschland shpallë thirrjen për aplikim në workshopin: “Plani i
Biznesit dhe Ndërmarrësisë”. Thirrja është e hapur për të rinj/reja (18-35 vjeç), nëna vetëushqyese pa
specifikim moshe, nga e gjithë Kosova.


Workshopi ka për qëllim që të identifikoj planet më të mira të biznesit të cilat do të hartohen nga
pjesëmarrësit dhe të dhuroj grante të caktuara për idetë më të mira.


Workshopi do të përmbajë 5 module kryesore:

  • Kuptimi i planit të biznesit dhe gjenerimi i ideve
  • Hulumtimi dhe analiza e tregut & Struktura Organizative
  • Plani i Marketingut dhe Bazat e menaxhimit të mediave digjitale
  • Plani financiar – Buxheti & finalizimi i komplet Planit të Biznesit
  • Shkathtësi të buta – Përmbledhje dhe sqarime finale rreth planeve të biznesit

Përparësi për të aplikuar në këtë trajnim do të kenë studentët, të sapodiplomuarit, të papunësuarit dhe
nënat vetëushqyese.
Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi do të bëhet vetëm online përmes linkut: https://bit.ly/Apply-IRK-Workshop.
Afati kohor për të aplikuar: nga data 26.10.2026 deri më datë 08.11.2026.


Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen përmes email adresës dhe numrit kontaktues për
konfirmim të pjesëmarrjes dhe informata tjera. Në rast të mungesës së të dhënave të cekura më lartë,
aplikimi do të shpallet nga komisioni si i pa kompletuar dhe do të refuzohet.


Gjatë javës së fundit të Workshop-it, secili pjesëmarrës do të prezentoj para komisionit vlerësues idetë e tyre për biznes. Katërmbëdhjetë (14) nga idetë me inovative dhe të qëndrueshme do të mbështeten me grant prej 5000€.
Shënim shtesë: Trajnimi ofrohet FALAS dhe përparësi do të kenë idetë të cilat nuk biejn në kundërshtim me
politikat e Islamic Relief.

Afati: 8 nëntor 2026 · edhe 12 ditë
Islamic Relief Kosova
Administratë
23Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria
Skadon 08/11/26 (12 ditë)
Orari
Lokacioni Prishtinë