Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Divizioni i Operimit më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Përgjegjës për leximin e saktë të njehsorëve dhe pikave matëse, duke përdorur pajisjet përkatëse dhe duke respektuar afatet kohore.
- Përgjegjëse për shpërndarjen me kohë të faturave të energjisë elektrike tek konsumatorët.
- Kryen veprimtaritë që lidhen me vëzhgimin dhe mirëmbajtjen/avancimin e pikës matëse.
- Ofron shërbime ndaj konsumatorëve, duke përfshirë shpërndarjen e njoftimeve, ri-leximin e njehsorëve, zgjidhjen e ankesave dhe njoftimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë.
- Raporton rastet e parregullsive ose kyçjeve të paligjshme dhe ndërmerr veprime konform rregulloreve.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme në drejtimet: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Gjimnaz, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme.
- Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në lëmi të ngjashme dhe njohuri në përdorimin e MS Office.
- Aftësi për komunikim të qartë, punë të pavarur dhe respektim të standardeve të sigurisë në punë.
- Certifikatat e trajnimeve relevante përbëjnë përparësi.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.