KosovaJob
Voom ULTRAE re

Koordinator/e të Flotës

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 15 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Rreth nesh
Beki Taxi (BEKI PARTNERS SH.P.K.) është kompani e licencuar taksi me seli në Prishtinë dhe po zgjeron kapacitetet e flotes ne bashkpunim me platformen Voom.

Rreth pozitës

Kërkojmë një Koordinator/e të Flotës dhe Shoferëve që do të kujdeset për punën e përditshme të Beki Taxi: veturat, oraret e shoferëve, funksionimin në aplikacionin Voom dhe dokumentet bazë.
Puna është me orar të plotë në Prishtinë dhe raporton drejtpërdrejt te pronari. Nuk kërkohet përvojë menaxheriale, trajnimin e ofrojmë ne.

Detyrat kryesore

Veturat

  • Kontrollon çdo ditë gjendjen e veturave
  • Koordinon servisimin dhe riparimin e veturave.
  • Ndjek afatet e regjistrimit, sigurimit, kontrollit teknik dhe licencës, dhe e njofton pronarin me kohë
  • Raporton aksidentet, dëmet dhe gjobat, dhe ndihmon me dokumentet për sigurim

Shoferët dhe ndërrimet

  • Përgatit orarin javor të ndërrimeve
  • Gjen zëvendësim kur ndonjë shofer mungon
  • Kujdeset per rregullin e punes se shofereve
  • Është pika e parë e kontaktit për shoferët dhe ia raporton problemet pronarit
  • Ndihmon në trajnimin e shoferëve të rinj për veturën dhe aplikacionin.

Aplikacioni Voom

  • Hap dhe mbyll llogaritë e shoferëve të Beki Taxi në Voom
  • Ndjek gjatë ditës sa shoferë janë aktivë dhe a po funksionon shërbimi mirë
  • Zgjidh problemet e thjeshta të klientëve dhe shoferëve (sende të humbura, ankesa)

Dokumentet dhe raportet

  • Mban në rregull kontratat dhe dokumentet e shoferëve
  • Mban evidencë për udhëtimet, karburantin dhe shpenzimet e veturave
  • Krijimi i raporteve javore dhe mujore per gjendjen e kompanise

Kushtet

  • Patentë shoferi, kategoria B
  • Gjuha shqipe rrjedhshëm
  • Njohuri bazë të punës me telefon, aplikacione dhe Excel
  • Person i organizuar, i përgjegjshëm dhe korrekt
  • Banues/e në Prishtinë ose afër saj
  • I/e gatshëm/me të përgjigjet në telefon për raste urgjente edhe jashtë orarit

Përparësi

  • Përvojë në kompani taksi, transport ose punë me ndërrime
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze
  • Njohuri bazë për veturat

Çka ofrojmë

  • Kontratë pune me orar të plotë
  • Pagë mujore
  • Telefon pune
  • Trajnim në fillim të punës
  • Mundësi për avancim me rritjen e kompanisë

Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në info@voom.taxi me titull "Aplikim – Koordinator/e i Flotës, Beki Taxi", ose na kontaktoni në numrin +383 48 400 090 apo permes butonit te meposhtem

Afati i aplikimit: 15 Nentor. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Afati: 15 nëntor 2026 · edhe 24 ditë
Apliko tani
Voom
Teknologji e Informacionit
5Ndjekës
2Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 15/11/26 (24 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë