KosovaJob
Delta Security SHPK PREMIUM+E re

Menaxher i Shitjes (Sales Manager)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 19 nëntor 2026
	 	 

Delta Security po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një profesionisti të motivuar, me aftësi të shkëlqyera në shitje, udhëheqje dhe zhvillim të marrëdhënieve me klientët, për pozitën:

MENAXHER I SHITJES (Sales Manager)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.
  • Udhëheqja, motivimi dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjes.
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i mundësive të biznesit.
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me departamentet e tjera për realizimin e objektivave të përbashkëta të kompanisë.
  • Negocimi i ofertave dhe marrëveshjeve me klientët potencialë dhe ekzistues.
  • Mbikëqyrja e rezultateve të shitjes dhe sigurimi i kujdesit cilësor ndaj klientëve pas shitjes.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Obligative: Përvojë relevante në pozita drejtuese në fushën e shitjes, menaxhimit të operacioneve dhe udhëheqjes së ekipeve komerciale.
  • Aftësi të zhvilluara komunikimi, negocimi dhe prezantimi, aftësi organizative, analitike dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi për hartimin e planeve të shitjes dhe përgatitjen e raporteve menaxheriale.
  • Njohja e punës me kompjuter dhe aplikacioneve për menaxhimin e klientëve (CRM) përbën përparësi.

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
  • Ambient dinamik dhe bashkëpunues të punës.
  • Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese në funksion të arritjes së objektivave të shitjes.

Afati dhe forma e aplikimit:Afati i aplikimit është deri me 21.10.2026 Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

Afati: 19 nëntor 2026 · edhe 30 ditë
Delta Security SHPK
Siguri & Mbrojtje
10Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Menaxhment
Skadon 19/11/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë