Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor), Agjent i Shitjes
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs për 2 vende pune :
Pozita: 2 Mbikëqyrës i Shitjes (Supervisor)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar,merchandisingut,facingut dhe pagesat ;
- Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
- Analizon dhe kontrollon punën ditore të ekipit;
- Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes dhe të inkasimit;
- Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për territorin e caktuar.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të kenë njohuri te gjuhes angleze(përparësi)
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë njohuri kompjuterike
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: hr@union-ks.com ose permes butonit te meposhtem
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi mbetet I hapur deri më 06 Nëntor 2026.
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs për 2 vende pune :
Pozita: 2 agjent të shitjes me shumicë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vizita te blerësi dhe identifikimi i nevojave;
- Identifikimi i gjendjes së raftave;
- Prezantimi i gjendjes klientit;
- Definimi i kërkesave të klientit dhe furnizimi me mallin e kërkuar;
- Printimi i faturës;
- Identifikimi i kënaqshmërisë së klientëve me produktin/shërbimin e ofruar;
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës;
- Sigurimi i kushteve dhe mjedisit të përshatshme të automjetit transportues;
- Respektimi i rregullave të komunikacionit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë njohuri kompjuterike
- Përvoja e punes e domosdoshme