Agjent/e i/e Shitjes
AKTIVE REAL ESTATE PO ZGJERON EKIPIN!Po kërkojmë një Agjent/e Shitjeje për Patundshmëri në Gjilan.
Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit, je i/e shkathët në shitje dhe dëshiron të zhvillohesh në tregun e patundshmërive, të ftojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë!
Cili do të jetë roli yt?
- Kërkimi i pronave të reja për shitje dhe qira, përmes terrenit dhe platformave online.
- Komunikimi me pronarët dhe klientët për të kuptuar kërkesat e tyre.
- Prezantimi i pronave dhe organizimi i vizitave me blerësit apo qiramarrësit potencialë.
- Ndjekja e kontakteve dhe ofertave deri në përfundimin e marrëveshjes.
- Përditësimi i të dhënave të pronave dhe klientëve në sistemin e kompanisë.
- Bashkëpunimi me ekipin për promovimin e pronave dhe arritjen e objektivave.
Çfarë kërkojmë nga ti?
- Aftësi të mira komunikimi dhe bindjeje.
- Iniciativë për të krijuar kontakte dhe për të gjetur mundësi të reja biznesi.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe organizim në punë.
- Njohuri bazë të kompjuterit dhe përdorimit të rrjeteve sociale.
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Njohja e qytetit të Gjilanit dhe zonave përreth përbën përparësi.
- Përvoja në shitje ose në patundshmëri është përparësi.
Çfarë të ofrojmë?
- Pagë fikse mujore dhe komision sipas rezultateve.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë punës.
- Ambient bashkëpunues dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për të rritur të ardhurat përmes angazhimit dhe performancës.
Për të aplikuar, dërgo CV-në dhe një prezantim të shkurtër në mesazhet e faqes sonë ose në email adresën tonë zyrtare, info@aktive-rks.com
