KosovaJob
Arcons PREMIUM+

Inxhinierë të Ndërtimtarisë - Drejtimi Konstruktiv

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 19 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

ARCONS Group sh.p.k. – Prishtinë

ARCONS Group sh.p.k. është studio inxhinierike e specializuar në llogaritje statike dhe hartimin e planeve për fazën e projektit zbatues, duke përfshirë planet e pozicionimit, kallëpimit dhe armimit.

E themeluar në vitin 2018, kompania është e fokusuar kryesisht në tregun gjerman. Që nga viti 2025, ARCONS Group është në bashkëpunim të ngushtë me DS Bauen GmbH, me seli në Horb am Neckar, Gjermani.

Në kuadër të veprimtarisë së saj, ARCONS Group shpall konkurs për:

2 Inxhinierë/e të Ndërtimtarisë – Drejtimi Konstruktiv

Profili i kandidatit/es

  • Studime të përfunduara në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Drejtimi Konstruktiv.
  • Përvojë pune dhe njohuri në fushën e projektimit.
  • Njohja e gjuhës gjermane (përparësi).
  • Njohuri në përdorimin e programeve:
  • Allplan ose ISB-CAD
  • RFEM (përparësi)
  • FRILO (përparësi)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e llogaritjeve statike dhe përpilimi i dokumentacionit përkatës.
  • Hartimi i planeve të kallëpimit dhe armimit, duke u bazuar në përvojën në këtë fushë.
  • Kryerja e pavarur e detyrave të punës.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë të punës.

Çfarë ofrojmë?

  • Punësim afatgjatë.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Mundësi për të fituar përvojë përmes projekteve dhe standardeve të punës në Gjermani.
  • Së paku 4 javë pushim vjetor me pagesë, me ditë shtesë sipas përvojës së punës dhe legjislacionit në fuqi.
  • Vendi i punës: Prishtinë – zona qendër.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV në formatin Europass.
  • Diplomë (kopje e skanuar).
  • Referenca nga përvoja e mëparshme e punës, përfshirë plane të kallëpimit dhe armimit (përparësi).
  • Letër motivuese (përparësi).

Si të aplikoni?

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën elektronike:

info@arcons-group.com

Afati i fundit për aplikim: 21 Nëntor 2026

ARCONS Group sh.p.k.

Afati: 19 nëntor 2026 · edhe 31 ditë
Apliko tani
Arcons
Administratë
0Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Inxhinieri
Skadon 19/11/26 (31 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë