Koordinator i Importit
Shpallje Pune – Koordinator i importit
AutoPjesë PARTNER operon prej më shumë se 20 vitesh. Me 29 filiale dhe mbi 150 kolegë, jemi kompania e vetme në rajon me prezencë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ofrojmë pjesë këmbimi, vajra, bateri dhe karroceri për të gjitha llojet e makinave, si dhe vegla pune. Njëkohësisht, jemi përfaqësues ekskluzivë të shumë brendeve premium.
Falë trajnimit dhe njohurive teknike që ofrohen brenda kompanisë, kjo pozitë është e përshtatshme edhe për profesionistë nga fusha të tjera, të cilët dëshirojnë të zhvillohen në sektorin e blerjes.
Ne jemi nje kompani lidere ne rjaon ne perdorimin e sistemeve per organizimi menaxhimin e artikuvje dhe blerjeve te cilat jashtzakonsiht e lehtesojn punen e blerjes dhe importit.
Ne ofrojmë kushte pune mbi standardin e tregut, duke përfshirë:
- Pagë fikse plus bonuse atraktive
- Sigurim shëndetësor privat 24/7
- Orar i punës standard
- Trajnim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme
- Sisteme softuerike që e bëjnë punën të thjeshtë për fillestarë
Detyrat:
- Përgatit dokumentacionin e furnizimeve
- Organizon transportin dhe ndjek dërgesat.
- Bashkëpunon me shpediterët për procedurat doganore.
- Koordinim brenda ekipit të blerjes
Kërkesat:
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësi të reja.
- Të keni përfunduar me sukses studimet universitare.
- Njohuri të Excel-it në nivel mesatar.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të punuar në ekip.
Apliko online duke klikuar: https://forms.gle/QoZkg8x8rumViLiX9
ose të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën:
karriera@autopjesepartner.com

