CINEPLEXX KOSOVA – KONKURS PUNE
Lokacioni: Cineplexx Prishtina, Albi Mall
Orari i punës: Full Time (Orar i plotë)
Afati i aplikimit: 15 – 28 Tetor 2026
Cineplexx Kosova po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të kandidatëve të motivuar, komunikues dhe të përkushtuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në Prishtinë.
Pozitat e hapura:
- 1 pozitë – Concession FULL TIME
- 1 pozitë – Concession PART TIME
- 1 pozitë – Billeteur FULL TIME
CONCESSION – SHËRBIMI I SHITJES
Përgjegjësitë kryesore:
- Shitja e biletave të kinemasë, ushqimeve dhe pijeve;
- Ofrimi i shërbimit cilësor dhe informacioneve për vizitorët;
- Menaxhimi i arkës dhe raportimi i përditshëm i shitjeve;
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të hapësirës së punës;
- Bashkëpunimi me ekipin për funksionimin e përditshëm të kinemasë.
BILLETEUR – PËRGJEGJËS PËR BILETA DHE HYRJE
Përgjegjësitë kryesore:
- Kontrollimi i biletave dhe orientimi i vizitorëve drejt sallave dhe ulëseve përkatëse;
- Ofrimi i informacioneve dhe asistencës për vizitorët;
- Kujdesi për pastërtinë dhe gatishmërinë e sallave ndërmjet shfaqjeve;
- Mbikëqyrja e rregullt e pastërtisë së ambienteve të kinemasë;
- Mbështetja e aktiviteteve të përditshme operacionale.
KËRKESAT PËR KANDIDATËT
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
- Orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për të mësuar;
- Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe;
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
- Përvoja në shitje apo shërbim ndaj klientit përbën përparësi;
- Preferohet diplomë universitare.
ÇFARË OFROJMË?
- Mundësi punësimi afatgjatë;
- Ambient pune dinamik, profesional dhe miqësor;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Punë në një kompani ndërkombëtare me standarde evropiane.
SI TË APLIKONI?
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre, së bashku me një fotografi, në adresën:
kinema-rks@cineplexx.eu ose permes butonit "Apliko këtu"
Në subjektin e emailit ju lutemi të shënoni pozitën për të cilën aplikoni:
- Concession – Full Time
- Billeteur – Full Time
Afati i fundit për aplikim: 28 Tetor 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
