1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Logjistikë dhe Asistent në Printim

Printoj.com është kompani që vepron në fushën e printimeve digjitale, me zyre në Prishtinë.

Kemi hapur pozitën Logjistikë dhe Asistent në Printim.

Përgjegjësitë

  • Kryerja e detyrave të logjistikës, transportit dhe dërgesave sipas nevojave të kompanisë
  • Asistimi në proceset e printimit dhe post-printimit
  • Përgatitja, organizimi dhe paketimi i porosive
  • Asistimi në mirëmbajtjen dhe përdorimin e pajisjeve të printimit
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e porosive në kohë dhe me kujdes ndaj detajeve

Kriteret

  • Të ketë patentë shoferi valide
  • Të jetë i/e përgjegjshëm/me, i/e organizuar dhe i/e kujdesshëm/me ndaj detajeve
  • Të ketë aftësi praktike dhe gatishmëri për punë dinamike
  • Preferohet të ketë njohuri në proceset e printimit ose njohuri në software dhe hardware, si dhe gatishmëri për të mësuar proceset dhe pajisjet e printimit
  • Përvoja paraprake në printim, post-printim, montim ose logjistikë është përparësi

Ofrojmë kushte të mira pune, ambient profesional dhe mundësi për të mësuar e zhvilluar aftësi të reja.

Për të aplikuar, na dërgoni CV-në tuaj në: info@printoj.com

Afati për aplikim: 31 Tetor 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet