1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania SERAKİM Keramika Branch in Kosovo, e specializuar në tregtimin dhe distribuimin e pllakave të qeramikës, shpall konkurs për pozitën Agjent i Shitjes.

Përgjegjësitë kryesore

  • Prezantimi dhe promovimi i pllakave të qeramikës te klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të shitjes në tregun e Kosovës.
  • Realizimi i vizitave në terren te bizneset, sallonet e qeramikës dhe kompanitë ndërtimore.
  • Përgatitja e ofertave komerciale dhe negocimi me klientët.
  • Ndjekja e porosive dhe koordinimi i shitjeve me ekipin e kompanisë.
  • Mirëmbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Raportimi periodik i aktiviteteve dhe rezultateve të shitjes.

Kualifikimet dhe kriteret

  • Përvojë e mëparshme pune në shitje – kusht i domosdoshëm.
  • Përvoja në sektorin e qeramikës ose materialeve ndërtimore përbën përparësi.
  • Patentë shoferi valide, kategoria B – kusht i detyrueshëm.
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.
  • Njohuri bazike të programeve kompjuterike (MS Office).
  • Aftësi organizative, përgjegjësi dhe orientim drejt arritjes së objektivave.
  • Njohja e gjuhës angleze ose turke konsiderohet përparësi.

Çfarë ofron kompania?

  • Punësim me kontratë të rregullt.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
  • Mundësi për bonuse në bazë të performancës dhe rezultateve të shitjes.
  • Ambient profesional dhe mbështetje nga ekipi.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: email: info@pinkont.com
Tel: 048 192 942
Afati i fundit për aplikim: 06.11.2026

Në subjektin e emailit të shënohet: “Aplikim – Agjent i Shitjes”.
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë–Lipjan, KM 7, Nr. 3

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe kontribuo në zhvillimin e shitjeve dhe zgjerimin e pranisë së SERAKİM në tregun e Kosovës!

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet