KONKURS PUNE
Intern / Praktikant/e në Shitje
Lokacioni Cacttus Education, Prishtine
Kontrata 6 muaj (me mundësi vazhdimi / punësimi)
Periudha e Aplikimit 12.10.2026 – 12.11.2026
CACTTUS Education shpall konkurs për pozitën Intern / Praktikant/e në Shitje, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe përvojë praktike në fushën e shitjes dhe marrëdhënieve me klientët.
Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin në identifikimin dhe komunikimin me klientët potencialë, promovimin e programeve edukative dhe trajnimeve profesionale, si dhe realizimin e aktiviteteve të shitjes.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mbështet ekipin e shitjes në identifikimin dhe gjenerimin e klientëve dhe lead-eve të rinj;
- Komunikimi me kandidatët dhe klientët potencialë për t’i informuar mbi programet, trajnimet dhe mundësitë e regjistrimit.
- Përcjellja e interesimit dhe kërkesave përmes telefonit, emailit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Mbështet prezantimin e programeve dhe ofertave për individë, shkolla, kompani, institucione dhe organizata;
- Merr pjesë në vizita, prezantime, takime me klientë, panaire dhe aktivitete promovuese;
- Mbledh, regjistron dhe përditëson kontaktet, aktivitetet dhe statusin e klientëve potencialë në CRM dhe sistemet e institucionit;
- Mbështet përgatitjen e ofertave, prezantimeve dhe materialeve informuese;
- Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe departamenteve përkatëse për trajtimin e kërkesave dhe mbështetjen e procesit të regjistrimit;
- Mbështet realizimin e objektivave të shitjes dhe regjistrimeve dhe përgatit raporte të shkurtra mbi aktivitetet dhe rezultatet;
- Kryen detyra të tjera të lidhura me shitjen dhe aktivitetet promovuese, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
- Student/e ose i/e sapodiplomuar në Marketing, Menaxhim, Ekonomi, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme;
- Interes për zhvillim profesional në shitje, marketing, zhvillim biznesi ose marrëdhënie me klientët;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për komunikim profesional përmes telefonit, email-it dhe takimeve direkte;
- Qasje proaktive dhe gatishmëri për të mësuar;
- Orientim drejt rezultateve dhe përgjegjshmëri në realizimin e detyrave;
- Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e kohës dhe prioriteteve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në ekip;
- Gatishmëri për vizita në terren dhe pjesëmarrje në aktivitete promovuese;
- Njohja ose përvoja me CRM dhe mjete të tjera digjitale të shitjes konsiderohet përparësi;
MËNYRA E APLIKIMIT
Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në jobs@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Intern / Praktikant/e në Shitje”.
Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.