1

Zyrtar/e për Logjistikë dhe Mirëmbajtje Teknike

Ruaj
CACTTUS Education
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Zyrtar/e për Logjistikë  dhe Mirëmbajtje Teknike

Lokacioni   Cacttus Education, Prishtine
Kontrata   6 muaj (me mundësi vazhdimi / punësimi)
Periudha e Aplikimit  12.10.2026 – 12.11.2026

CACTTUS Education kërkon një person të përgjegjshëm dhe praktik për të mbështetur nevojat logjistike të institucionit dhe për të kryer mirëmbajtje e riparime të vogla në ambientet dhe pajisjet e tij.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kujdeset që klasat, sallat, zyrat dhe pajisjet të jenë në gjendje të rregullt dhe funksionale për zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve të tjera;
  • Kryen riparime dhe rregullime të vogla, montime dhe ndërhyrje të zakonshme mirëmbajtjeje, brenda aftësive dhe kompetencave të tij/saj;
  • Evidenton dhe raporton dëmtimet, defektet dhe nevojat për mirëmbajtje ose ndërhyrje teknike;
  • Koordinon ndërhyrjet e specialistëve të kualifikuar dhe përcjell punën e kontraktorëve të jashtëm;
  • Kryen furnizimin me materiale administrative, sanitare, ushqimore dhe materiale të tjera, sipas nevojave dhe procedurave të institucionit;
  • Pranon dhe shpërndan materialet, dokumenton hyrjet dhe daljet e tyre dhe bashkëpunon me departamentin e financave;
  • Përditëson regjistrin e inventarit dhe kujdeset për ruajtjen e pajisjeve, veglave dhe materialeve të punës;
  • Mbështet kontrollet për sigurinë dhe shëndetin në punë, sipas procedurave të institucionit;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe kryen detyra të ndërlidhura me logjistikën dhe mirëmbajtjen, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

KUALIFIKIMET DHE KRITERET

  • Përvojë praktike në mirëmbajtje, riparime të vogla, logjistikë ose punë të ngjashme;
  • Aftësi në përdorimin e veglave dhe pajisjeve të zakonshme të punës;
  • Aftësi për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre praktike;
  • Aftësi bazike për mbajtjen e evidencave të inventarit dhe furnizimeve;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për organizimin e detyrave;
  • Aftësi për bashkëpunim dhe komunikim me stafin, furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve;
  • Patentë-shofer i kategorisë B.

AFTËSITË E KËRKUARA

  • Aftësi organizative, iniciativë dhe punë të pavarur;
  • Aftësi për menaxhimin e prioriteteve dhe respektimin e afateve;
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi profesional;
  • Përpikëri në administrimin e inventarit dhe dokumentacionit.

MËNYRA E APLIKIMIT

Dërgoni CV-në në info@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Zyrtar/e për Logjistikë dhe Mirëmbajtje”.

Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet