1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Pejë dhe Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

ASISTENT I DEPOS DHE FINANCAVE | SHITËS AMBULATIV | SHOFER KAT. B | SHOFER KAT. C | 

ASISTENT I DEPOS DHE FINANCAVE | Prishtinë

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon, verifikon, numëron dhe klasifikon mallrat e kthyera nga agjentët.
  • Regjistron faturat e kthimit dhe transferet e brendshme në sistemin kontabël.
  • Administron dokumentacionin e depos dhe kërkesat për materiale.
  • Bashkëpunon me departamentin e financave.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Arsim i mesëm ekonomik ose studime në ekonomi, financa apo fusha të ngjashme, patent shofer B.
  • Njohuri bazë të Excel-it dhe dokumentacionit financiar; përvoja me programe kontabël ose evidenca të depos përbën përparësi.

SHITËS AMBULATIV | Pejë

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon shitjen e produkteve në rajonin dhe pikat e caktuara, sipas planit të shitjes.
  • Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues, identifikon klientë të rinj dhe zgjeron rrjetin e shitjes.
  • Viziton rregullisht pikat e shitjes, përcjell tregun dhe konkurrencën dhe raporton rezultatet.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Arsim i mesëm; përvoja në shitje në terren ose distribucion përbën përparësi.
  • Aftësi komunikimi, negocimi dhe organizimi; patent shofer B.

SHOFER - KATEGORIA B | Prishtinë dhe Pejë

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transporton dhe dorëzon produktet te klientët dhe pikat e caktuara sipas porosive.
  • Kontrollon sasitë e ngarkuara e të dorëzuara, lëshon ose administron dokumentet e dorëzimit dhe faturat.
  • Pranon dhe dorëzon pagesat sipas procedurave të kompanisë.
  • Kujdeset për mallin, automjetin dhe respektimin e rregullave të trafikut.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Arsim i mesëm, patent shofer B.
  • Përvojë në transport ose distribuim përbën përparësi; përgjegjësi dhe njohje e mirë e terrenit.

SHOFER - KATEGORIA C | Prishtinë dhe Pejë

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transporton dhe shpërndan mallrat në destinacionet e caktuara në territorin e Kosovës.
  • Verifikon dhe evidenton mallin e ngarkuar dhe të dorëzuar sipas dokumentacionit.
  • Siguron ruajtjen e produkteve gjatë transportit dhe raporton mospërputhjet ose dëmtimet.
  • Kujdeset për gjendjen teknike të automjetit dhe respekton rregullat e sigurisë në trafik.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Arsim i mesëm, patent shofer C.
  • Përvojë në drejtimin e automjeteve të transportit dhe njohje e rrugëve të Kosovës përbëjnë përparësi.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

  • Përgjegjësi, korrektësi, aftësi bashkëpunimi dhe gatishmëri për të punuar sipas nevojave operative të pozitës.

ÇFARË OFRON KORPORATA RUGOVE

Mjedis profesional dhe dinamik; trajnime dhe mundësi zhvillimi; kompensim sipas rezultateve të arritura; përfitime sipas politikave të kompanisë, përfshirë mundësinë e sigurimit shëndetësor me 50% të primit të mbuluar nga kompania.

SI TË APLIKOHET

Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në në hr@rugove.eu ose permes butonit "Apliko këtu" duke specifikuar pozitën dhe qytetin për të cilin aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është 8 nëntor 2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikime pa dallim gjinie apo të ndonjë karakteristike tjetër të mbrojtur me ligj.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet