1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

RESTAURANT NOSH – SHPALLJE PËR PUNËSIM

Restaurant NOSH hap dyert në Dhjetor 2026 dhe është një koncept i ri Fine Dining, i konceptuar me arkitekturë moderne, ambient elegant dhe standard të lartë gastronomik.

Për ekipin tonë të ri, kërkojmë persona profesionistë, të përgjegjshëm dhe të motivuar për pozitat:

  • 2× Shef/e Kuzhine
  • 4× Kuzhinier/e
  • 9× Ndihmës Kuzhinier/e
  • 3× Picamen
  • 3× Enëlarës/e
  • 10× Kamarier/e
  • 4× Shankist/e
  • 2× Mirëmbajtës/e të Higjienës

KUSHTET E PUNËS

  • Të gjithë të punësuarit do të jenë me kontratë pune, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
  • 2 ditë pushim në javë
  • Pagë konkurruese, në varësi të pozitës dhe përvojës
  • Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në gastronomi
  • Para fillimit zyrtar të punës, stafi i përzgjedhur do t'i nënshtrohet një trajnimi profesional 10–14 ditë, me qëllim përgatitjen për standardet dhe mënyrën e punës në Restaurant NOSH.

PSE NOSH?

NOSH është një restaurant i ri Fine Dining, i cili hapet në Dhjetor 2026, me një koncept të veçantë gastronomik dhe arkitekturë moderne, ku synojmë të krijojmë një ambient profesional, elegant dhe një eksperiencë të veçantë për klientët tanë.

Nëse jeni profesionist, i motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi të ri, ju ftojmë të aplikoni.

Aplikimi: Të interesuarit mund të paraqiten fizikisht në Restaurant NOSH ose të na kontaktojnë në: 
044 544 788 Numri nuk ka Viber apo WhatsApp.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet