Hostess/Recepsionist
Tirana, AlbaniaSi Hostess/Receptionist në SALT, roli juaj është të siguroni një eksperiencë të rrjedhshme dhe të shkëlqyer për klientët, duke ofruar mirëpritje të ngrohtë, duke menaxhuar rezervimet dhe duke garantuar një shërbim të jashtëzakonshëm që parashikon çdo nevojë të tyre. Jini fytyra e parë e SALT dhe krijoni përshtypje të para të paharrueshme!
Roli dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritjen e klientëve në mënyrë të ngrohtë dhe profesíonale, duke vendosur tonin e eksperiencës së tyre;
- Menaxhimin e thirrjeve telefonike me korrektësi dhe asistimin për pyetje apo rezervime;
- Menaxhimin e rezervimeve, konfirmimeve dhe prenotimeve për të garantuar rrjedhshmëri të shërbimit;
- Asistimin e klientëve me kërkesat e tyre dhe orientimin drejt zonës përkatëse;
- Sigurohet që klientet të kenë një përvojë pozitive që nga momenti i hyrjes në restorant deri në daljen e tyre;
- Shërben si urë lidhëse ndërmjet klientëve dhe stafit të restorantit, duke siguruar që nevojat e mysafirëve të plotësohen në cdo shqetësim apo ankesë;
- Përgjegjëse për transkasionet me para në dorë, qe vijnë nga porositë delivery;
- Tregon vëmëndje dhe përgjegjshmëri ndaj nevojave të klienteve, duke i trajtuar ankesat dhe shqetësimet e tyre në mënyrë profesionale;
- Raporton tek menaxheri i restorantit të gjitha problematikat në rast nevoje, për të krijuar një atmosferë pozitive dhe mikpritëse për klientet;
- Mbajtjen e zonës së recepsionit të pastër, të rregullt, të organizuar dhe të pajísur mirë me furnizimet e nevojshme, si menu, libra rezervimi, stilolapsa etj;
- Komunikimin efektiv gjatë ndërrimit të turneve për të siguruar vazhdimësi dhe operim të pandërprerë.
Cfarë kërkojmë:
Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
- Eksperiencë e mëparshme në recepsion;
- Qasje të hapur dhe motivuese, me aftësi për të nxitur dhe zhvilluar talentin e ekipit;
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e rezervimeve, kërkesave të klientëve dhe fluksit të lartë gjatë orareve të pikut;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Cfarë ofrojmë:
- Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
Kontakt: +355 69 707 9300