Termat e Referencës
Angazhimi i një Eksperti/je për Mbështetjen e Procesit të Hartimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2027–2031 për Komunën e Mitrovicës së Jugut
në kuadër të projektitHorizonte të Gjelbra – Iniciativa për tranzicion të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën PerëndimoreData: 02 tetor 2026
Në kuadër të projektit “Horizonte të Gjelbra – Iniciativa për tranzicion të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore”, të zbatuar nga CARE Deutschland e.V. – Zyra në Kosovë, në partneritet me Syri i Vizionit (SiV) dhe EC Ma Ndryshe dhe të bashkëfinancuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, projekti mbështet forcimin e qeverisjes lokale mjedisore dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve dhe grave, në proceset e vendimmarrjes.
Në kuadër të Aktivitetit A.4.1.4 “Aktivitete pasuese me autoritetet vendore: hartimi/përditësimi/harmonizimi i Planeve Vendore të Veprimit”, , projekti do të mbështesë proceset pjesëmarrëse për përditësimin ose hartimin e planeve lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër, duke u bazuar në gjetjet e Hulumtimit mbi Sfidat Mjedisore dhe duke përfshirë të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, CARE dhe Syri i Vizionit, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut, do të mbështesin hartimin dhe/ose përditësimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) për periudhën 2027–2031, në përputhje me kuadrin ligjor dhe politikat relevante në Kosovë dhe, sipas rastit, me standardet dhe prioritetet përkatëse të BE-së për mjedisin dhe tranzicionin e gjelbër.
Për këtë qëllim, Syri i Vizionit do të angazhojë një Ekspert/e për Hartimin e PLVM-së, i/e cili/a do të ofrojë ekspertizë teknike dhe metodologjike dhe do të mbështesë procesin pjesëmarrës të hartimit të dokumentit në bashkëpunim me Komunën, Grupin Punues dhe palët relevante të interesit.
Konsulenca pritet të zhvillohet midis nëntor 2026 dhe mars 2027, me aktivitete specifike të planifikuara në përputhje me nevojat e projektit dhe një plan zbatimi që do të dakordësohet me ekipin e projektit.
- Rreth Syri I Vizionit
Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.
II. Informata të përgjithshme
Plani Lokal i Veprimit në Mjedis (PLVM) 2027–2031 synon të shërbejë si dokument strategjik dhe operacional për identifikimin e prioriteteve mjedisore të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe përcaktimin e masave konkrete për adresimin e tyre.
Procesi i hartimit të PLVM-së do të zhvillohet përmes një qasjeje pjesëmarrëse, gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në evidencë, duke përfshirë institucionet komunale, komunitetin, të rinjtë, gratë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, bizneset dhe aktorë të tjerë relevantë.
Eksperti/ja do të punojë ngushtë me Grupin Punues për hartimin e PLVM-së, të themeluar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, si dhe me ekipin e Syri i Vizionit dhe përfaqësuesit e CARE.
Procesi do të marrë në konsideratë, ndër të tjera:
Procesi i hartimit/përditësimit të PLVM-së do të informohet nga gjetjet dhe rekomandimet relevante të hulumtimeve dhe produkteve të politikave të projektit, si dhe nga çështjet dhe rekomandimet e identifikuara përmes dialogut të strukturuar me aktorët lokalë.
III. Qëllimi i angazhimit, objektivi dhe detyrat e konsulencës
Qëllimi i angazhimit të ekspertit/es është të ofrojë ekspertizë profesionale, metodologjike dhe mbështetje teknike për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM) 2027–2031 për Komunën e Mitrovicës së Jugut në kuadër të Aktivitetit A.4.1.4. Aktivitete pasuese me autoritetet vendore: hartimi/përditësimi/harmonizimi i Planeve Vendore të Veprimit të projektit.
Eksperti/ja do të mbështesë procesin teknik dhe metodologjik të hartimit të dokumentit, në bashkëpunim me Grupin Punues dhe palët relevante, duke siguruar që PLVM-ja të bazohet në evidencë, të reflektojë prioritetet lokale dhe të jetë e përshtatshme për integrim në planifikimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin komunal.
Eksperti/ja do të udhëheqë procesin metodologjik dhe teknik të hartimit të dokumentit, duke siguruar që PLVM-ja:
IV Fushëveprimi i punës
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës/e për:
Eksperti/ja do të realizojë një analizë të situatës mjedisore në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke u bazuar në:
Analiza do të identifikojë problemet kryesore, shkaqet, pasojat dhe nevojat për ndërhyrje.
Eksperti/ja do të ofrojë mbështetje teknike dhe do të lehtësojë, sipas nevojës dhe në koordinim me CARE, SiV dhe Komunën :
Në këtë proces do të sigurohet që pikëpamjet dhe propozimet e palëve të interesit të dokumentohen dhe të reflektohen, sipas relevancës, në dokumentin final.
Në bashkëpunim me Grupin Punues dhe palët e interesit, eksperti/ja do të identifikojë dhe prioritizojë çështjet kryesore mjedisore të komunës.
Prioritetizimi duhet të bazohet në kritere të qarta, si:
Eksperti/ja do të përgatisë draftin e PLVM-së 2027–2031, i cili së paku duhet të përmbajë:
PLVM-ja duhet të reflektojë prioritetet e tranzicionit të gjelbër, ekonomisë qarkore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe të promovojë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.
Eksperti/ja duhet të sigurojë që perspektiva e:
të integrohet në mënyrë konkrete në prioritetet dhe masat e planit.
Eksperti/ja do të zhvillojë një Plan të Veprimit të detajuar, ku për secilën ndërhyrje të përcaktohen, sipas mundësisë:

Eksperti/ja do të:
V. Rezultatet e pritshme (Outputs)
Në përfundim të angazhimit pritet të dorëzohen së paku këto produkte:
VI. Kualifikimi i nevojshëm:
Njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe angleze, standardi më i lartë i shqipes dhe anglishtes së shkruar; njohja e gjuhës serbe përbën përparësi.
VII. Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Eksperti/ja do të:
VIII. Angazhimi i Ekspertit/es:
Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për ofrimin e shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Angazhimi do të realizohet gjatë periudhës së zbatimit të procesit të hartimit të PLVM-së dhe do të koordinohet sipas dinamikës së Grupit Punues dhe aktiviteteve të projektit. Parashikohet angazhim indikativ prej deri në 14 ditë pune, i cili mund të organizohet si më poshtë:

IX. Mbështetja që do të ofrohet nga SiV, CARE dhe Komuna
Syri i Vizionit, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe CARE, do të sigurojë, sipas nevojës:
X. Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet përmes transaksionit bankar në Euro, pas përfundimit të kënaqshëm të shërbimeve, dorëzimit dhe aprovimit të produkteve të dakorduara, si dhe dorëzimit të faturës, timesheet-it dhe dokumentacionit tjetër të kërkuar sipas kontratës dhe procedurave të SiV-së. Syri i Vizionit do të përmbushë detyrimet tatimore dhe pensionale të aplikueshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kushtet e kontratës.
Shpenzimet për ushqim gjatë punëtorive do të mbulohen nga organizatori.
XI. Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:
Oferta financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e strategjisë dhe materialet e punëtorisë, mbajtjen e punëtorisë dhe shkrimin e raportit. Çdo shpenzim shtesë nuk do merret parasysh.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: office@syriivizionit.org me subjektin: Aplikacioni për Angazhimin e Ekspertit/es për Hartimin e PLVM-së 2027–2031 – Mitrovicë e Jugut. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 26 tetor 2026 ora 16:00.
XII. Kriteret e vlerësimit
Aplikacionet do të vlerësohen bazuar në:
Kriteri Pikët
Kualifikimi akademik dhe profesional 15
Përvoja relevante profesionale 20
Përvoja në hartimin e strategjive/planeve lokale 25
Përvoja në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm 15
Cilësia e metodologjisë së propozuar 15
Oferta financiare 10
Gjithsej 100
Përparësi do t'u jepet kandidatëve/ekspertëve që dëshmojnë përvojë konkrete në hartimin e planeve lokale të veprimit në mjedis, strategjive mjedisore dhe dokumenteve të planifikimit të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel komunal.
XII. Koordinimi dhe raportimi
Eksperti/ja do të punojë nën koordinimin e Syrit të Vizionit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Grupin Punues dhe, sipas nevojës, përfaqësuesit e projektit të CARE.
PLVM-ja përfundimtare do të përgatitet në përputhje me legjislacionin në fuqi, kërkesat dhe procedurat administrative të aplikueshme në nivel lokal, si dhe standardet përkatëse për hartimin e dokumenteve strategjike dhe të planifikimit komunal. Dokumenti do të strukturohet në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për shqyrtim, konsultim institucional dhe publik, procedim dhe miratim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut, në përputhje me procedurat ligjore dhe aktet komunale në fuqi, si dhe të shërbejë si bazë për planifikimin, buxhetimin, zbatimin, monitorimin dhe raportimin e prioriteteve dhe masave mjedisore për periudhën 2027–2031.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!