1
PREMIUM PLUS

Teknik / Ndihmës Elektricist

Ruaj
Panamic ICT
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA: Teknik /Ndihmës Elektricist

Panamic ICT është një kompani lidere në shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve te teknologjisë në rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për zgjerimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të një kandidati qe ti bashkohet ekipes tone teknike.

Ne jemi në kërkim të një Teknik /Ndihmës Elektricist. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të zhvilluar shkathtësitë tuaja në këtë fushë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Asistimi i kolegëve në mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike
  • Instalime te invertereve
  • Ndihmë dhe punë praktike në terren
  • Transportimi dhe dorëzimi i pajisjeve sipas nevojës dhe udhëzimeve

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Aftësi organizative dhe fleksibilitet për punë në terren
  • Patentë shoferi, kategoria B
  • Njohuri ose përvojë në punë elektrike
  • Gatishmëri për punë dhe mësim

Nëse jeni një individ i motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi të suksesshëm, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në hr@panamic-ict.com me subjektin " Teknik /Ndihmës Elektricist”.

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: Orar I plot - Full-time

Afati për aplikim: Deri me 16.10.2026

Faleminderit për interesimin tuaj!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet