

KONKURS PUNE
A je energjik, komunikues dhe të pëlqen puna në terren?
Dëshiron një pozitë dinamike ku çdo ditë sjell kontakte të reja, komunikim me klientë dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë e tua në shitje?
Rukolli Distribution po zgjeron ekipin dhe të fton të bëhesh pjesë e tij!
Kërkojmë një person të motivuar, të përgjegjshëm dhe me orientim drejt rezultateve për pozitën Shitës Ambulantiv, i cili do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e zhvillimit të shitjeve dhe prezantimit të produkteve- pijet Ruko Power, Ruko Juice dhe Panoni.
SHITËS AMBULANTIV
Lokacioni: FERIZAJ
Numri i pozitave: 1 (një)
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve për klientët ekzistues dhe të rinj;
- Vizita të rregullta dhe furnizime sipas porosisë, tek blerësit/partnerët tanë;
- Përcjellja e porosive dhe dorëzimi i produkteve tek blerësit;
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin dhe shtrirjen e shitjes në terren;
- Përgatitja e raporteve mbi aktivitetet e shitjes tek menaxheri;
- Përkushtohet në arritjen e objektivave që shkojnë në drejtim të realizimit të strategjisë se rritjes;
- Detyra të tjera të cilat ja përcakton menaxheri regjional;
- Ndihmon në planifikimin dhe ekzekutimin e ngjarjeve të veçanta, që përkrahen nga kompania;
- Promovon në mënyrë aktive produktet e kompanisë.
Kualifikimet e nevojshme
- Është përparësi që kandidati të ketë minimalisht 6 muaj përvojë pune të ngjashme;
- Të këtë minimum Patent shoferi kategoria B;
- I/e vet motivuar në punë;
- Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur.
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese;
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesíonal;
- Ambient motivues.
Të gjithë të interesuarit mund të aplíkojnë në:
punesohu@rukollidistribution.com
Për info shtesë kontakti direkt në: 049 600 200
Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit.