NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozita Praktikant/e
Vendi i punës Njësia e Disbursimeve, Departamenti i Operacioneve Qëndrore
Data e Hapjes 25.09.2026
Data e Mbylljes 01.10.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ndihmoj në mbështetjen e stafit në përgatitjen dhe kontrollimin e dokumentacionit të nevojshëm për disbursimin e kredive.
- Të verifikojë plotësinë e dokumentacionit sipas procedurave dhe udhëzimeve të brendshme.
- Të asistojë në evidentimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemet përkatëse.
- Të ndihmojë në koordinimin me njësitë dhe departamentet përkatëse për kompletimin e dokumentacionit para disbursimit të kredive.
- Të asistojë në verifikimin e përmbushjes së kushteve paraprake për disbursimin e kredive sipas vendimeve të aprovimit.
- Të identifikojë dhe raportojë te mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë çdo mospërputhje apo mangësi të evidentuar gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe procesit të disbursimit.
- Të kryej detyrave të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të njësisë.
Kualifikimet:
- Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
- Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/
Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen përmes telefonit