NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozita Praktikant/e
Vendi i punës Njësia për Përditësimin e të Dhënave (KYC), Zyra Qëndrore
Data e Hapjes 25.09.2026
Data e Mbylljes 01.10.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ndihmoj në mbledhjen dhe shqyrtimin e dokumentacionit të klientëve për regjistrim dhe rishikime periodike.
- Të mbështet ekipin në verifikimin e identitetit dhe informatave të biznesit të klientëve.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e të dhënave të klientëve sipas politikave të brendshme.
- Të identifikon dhe raporton informata të paplota ose të dyshimta.
- Të bashkëpunojë me degët për të siguruar rrjedhë të mirë të procesit KYC.
- Të Informohet për rregulloret bazë të AML/KYC dhe standardet e pajtueshmërisë.
Kualifikimet:
- Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
- Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/
Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen përmes telefonit.