1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PRAKTIKË

Pozita                           Praktikant/e
Vendi i punës              Njësia e Disbursimeve, Departamenti i Operacioneve Qëndrore
Data e Hapjes             25.09.2026
Data e Mbylljes           01.10.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndihmoj në mbështetjen e stafit në përgatitjen dhe kontrollimin e dokumentacionit të nevojshëm për disbursimin e kredive.  
  • Të verifikojë plotësinë e dokumentacionit sipas procedurave dhe udhëzimeve të brendshme.  
  • Të asistojë në evidentimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemet përkatëse.  
  • Të ndihmojë në koordinimin me njësitë dhe departamentet përkatëse për kompletimin e dokumentacionit para disbursimit të kredive.  
  • Të asistojë në verifikimin e përmbushjes së kushteve paraprake për disbursimin e kredive sipas vendimeve të aprovimit.  
  • Të identifikojë dhe raportojë te mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë çdo mospërputhje apo mangësi të evidentuar gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe procesit të disbursimit.  
  • Të kryej detyrave të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të njësisë.  

Kualifikimet:  

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.  
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.  
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.  
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.  
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.  

     

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:  

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/
Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al  

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e  kërkuara do të njoftohen përmes telefonit

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet