1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
AGRO BUTRINTI PO ZGJEROHET – KËRKOJMË NJË PERSON QË DI TË SHESË!
Agro Butrinti SH.P.K. kërkon një person energjik, ambicioz dhe të orientuar drejt rezultateve për pozitën:
  • SPECIALIST/E PËR MARKETING & SHITJE B2B
Nëse ke aftësi të mira komunikimi, di të krijosh marrëdhënie me klientë dhe të motivon arritja e objektivave të shitjes, duam të të njohim.
 
Çfarë do të bësh?
  • Gjetjen dhe zhvillimin e klientëve të rinj B2B.
  • Kontaktimin dhe vizitën e kompanive ndërtimore, prodhuesve të dyerve/dritareve dhe kompanive të fasadave.
  • Prezantimin e produkteve dhe zgjidhjeve të Agro Butrintit.
  • Përgatitjen dhe përcjelljen e ofertave.
  • Negocimin dhe mbylljen e shitjeve.
  • Kujdesin për klientët ekzistues dhe rritjen e volumit të tyre.
  • Identifikimin e projekteve të reja ndërtimore.
  • Promovimin e kompanisë në rrjete sociale dhe kanale të tjera të marketingut.
  • Hulumtimin e tregut dhe konkurrencës.
  • Raportimin e rezultateve dhe zhvillimin e planit të shitjeve.
Çfarë do të shesësh?
Agro Butrinti ofron zgjidhje për:
  • Dyer dhe dritare
  • Fasada
  • Xham
  • Sisteme dhe zgjidhje për ndërtime
  • Shërbime profesionale të instalimit
  • Zgjidhje të reja IGU për tregun B2B
Çfarë kërkojmë?
Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë:
  • Përvojë në shitje, marketing ose Business Development
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi për të krijuar marrëdhënie afatgjata me klientë
  • Gatishmëri për punë në terren dhe vizita te klientët
  • Orientim të fortë drejt rezultateve
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe rrjeteve sociale
  • Patentë shoferi – Kategoria B
  • Njohuri të gjuhës angleze
Çfarë ofrojmë?
  • Pagë fikse + komision/bonus sipas rezultateve.
  • Sa më shumë rritet shitja, aq më shumë rritet edhe shpërblimi.
  • Për kandidatin e duhur ofrojmë mundësi reale për rritje të të ardhurave dhe avancim në kompani.
Objektivi i pozitës
  • Nuk kërkojmë vetëm një person që të bëjë marketing.
  • Kërkojmë një person që të ndihmojë Agro Butrintin të:
  • Gjejë klientë → krijojë marrëdhënie → sjellë oferta → mbyllë shitje → rrisë klientët ekzistues.
Nëse je person që preferon rezultatet mbi justifikimet, na dërgo CV-në.
 
Aplikimet: Info@agrobutrinti.com
Agro Butrinti SH.P.K. – Kosovë
 
Bëhu pjesë e ekipit Agro Butrinti.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet