MENAXHER/E I/E LOGJISTIKËS
Lokacioni: Prishtinë
GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në logjistikë, transport dhe koordinim të proceseve operative.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kërkimi dhe sigurimi i ofertave për transport brenda dhe jashtë Kosovës;
- Prezencë fizike në lokacion gjatë proceseve të transportit, me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së tyre;
- Koordinimi me shpedicionin e autorizuar nga kompania për procedurat doganore;
- Koordinimi me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët e punishteve për grumbullimin dhe dërgimin e materialeve nëpër punishte;
- Përkujdesja për përdorimin dhe mirëmbajtjen e flotës së automjeteve të kompanisë, përfshirë regjistrimin, gomat, serviset etj.;
- Përkujdesja për përdorimin e duhur të veglave të punës që janë pronë e kompanisë;
- Përkujdesja për funksionimin dhe organizimin e proceseve në depon interne dhe depon doganore;
- Ndjekja e afateve të transportit dhe dërgesave, si dhe koordinimi në rast të vonesave apo ndryshimeve në plan;
Kriteret:
- Minimum 3 vite përvojë pune në logjistikë, transport, menaxhim të depos ose pozitë të ngjashme;
- Përvoja në sektorin e energjisë, ndërtimit, inxhinierisë, instalimeve teknike ose projekteve konsiderohet përparësi;
- Njohuri të mira në organizimin dhe koordinimin e proceseve logjistike;
- Përvojë në koordinim me kompani të shpedicionit, procedura doganore dhe depove konsiderohet përparësi;
- Patentë shoferi - Kategoria B;
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese, varësisht nga eksperienca dhe kualifikimet;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
- Rol me përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e proceseve logjistike të kompanisë;
- Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike;
- Ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com
