KONKURS PUNE – 2 AGJENTË TË SHITJES NË TERREN
Tilda Tobacco L.L.C. kërkon të punësojë urgjentisht 2 Agjentë të Shitjes në Terren.
Puna zhvillohet nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe përfshin vizitimin dhe furnizimin e pikave të shitjes në tërë territorin e Kosovës, sipas planit ditor të kompanisë.
Kushtet
- Të ketë të përfunduar së paku arsimin e detyrueshëm.
- Të posedojë patentë shofer të vlefshme dhe përvojë në vozitje.
- Të ketë përvojë në shitje, preferohet në shitje në terren.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe në krijimin e marrëdhënieve me klientët.
- Të jetë person i përgjegjshëm, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultateve.
Detyrat
- Vizitimi dhe furnizimi i pikave të shitjes sipas planit ditor.
- Kujdesi për prezencën dhe pozicionimin e produkteve.
- Identifikimi dhe krijimi i pikave të reja të shitjes.
- Komunikimi dhe raportimi i vazhdueshëm me departamentin e shitjes.
- Përcjellja e tregut dhe e produkteve konkurruese.
Përfitimet
- Pagë bazë: 500 € neto në muaj.
- Bonus: 2% nga shitjet e realizuara.
- Veturë e kompanisë dhe mbulim i shpenzimeve të udhëtimit.
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV të plotë në hello@tilda-tobacco.com.
Vetëm kandidatët që dërgojnë CV do të merren në konsideratë.
Kërkohen vetëm 2 agjentë. Ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt, pasi përzgjedhja bëhet në vazhdimësi dhe konkursi do të mbyllet sapo të plotësohen pozitat.
Për informacione shtesë që nuk janë të përfshira në konkurs, mund të na kontaktoni në +383 (0) 44 318 655.