Pozita: Zyrtar i Lartë për AML dhe Pajtueshmëri
Data e publikimit: 16.09.2026
Rreth nesh:
Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave dhe shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.
Rreth pozitës:
Jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues dhe domethënës në MONETA?
Ne jemi në kërkim të një kolegu/e të përkushtuar, profesional dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Departamentin e AML dhe Pajtueshmërisë.
Zyrtari i Lartë i AML dhe Pajtueshmërisë do të ketë përgjegjësi në mbështetjen dhe zbatimin e kuadrit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit brenda MONETA, duke kontribuar në monitorimin e transaksioneve, identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve, zbatimin e kërkesave rregullative dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe kontrolleve të brendshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kërkesat rregullative dhe standardet profesionale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi i përditshëm i zbatimit të politikave dhe procedurave të AML/CFT;
- Analizimi dhe monitorimi i transaksioneve me qëllim identifikimin e aktiviteteve të dyshimta dhe rreziqeve të mundshme;
- Identifikimi, analizimi dhe raportimi i transaksioneve të dyshimta tek NJIF-K, në përputhje me kërkesat ligjore;
- Monitorimi i rasteve të dyshimta të mashtrimit dhe çështjeve të tjera që lidhen me rrezikun e përputhshmërisë;
- Monitorimi i zbatimit të kërkesave të AML/CFT në pikat vetanake dhe tek agjentët e MONETA-s;
- Identifikimi dhe vlerësimi i marrëdhënieve të biznesit dhe aktiviteteve me nivel të lartë rreziku;
- Rishikimi dhe vlerësimi i politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi;
- Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit, evidencave dhe arkivit lidhur me raportimet dhe çështjet e AML/CFT;
- Përgjigjja ndaj kërkesave për informacione dhe të dhëna nga NJIF-K, BQK dhe autoritete të tjera kompetente, në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse;
- Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, menaxhmentin dhe departamentet relevante për çështje të AML/CFT dhe përputhshmërisë;
- Identifikimi i dobësive dhe rreziqeve në proceset ekzistuese dhe propozimi i masave për përmirësimin e kontrolleve;
- Mbështetja në ngritjen e vetëdijes dhe informimin e stafit lidhur me ndryshimet në kërkesat ligjore dhe rregullative;
-
- Kryerja e detyrave të tjera relevante në fushën e AML/CFT dhe përputhshmërisë, sipas nevojës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme e obliguar;
- Përvojë relevante në AML/CFT, Compliance ose fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira të legjislacionit dhe kërkesave rregullative në fushën e AML/CFT;
- Përvojë në analizën dhe monitorimin e transaksioneve konsiderohet përparësi;
- Përvojë në komunikim dhe bashkëpunim me institucione rregullative ose autoritete kompetente konsiderohet përparësi;
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
- Aftësi për të analizuar informacione komplekse dhe për të identifikuar rreziqe;
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Lokacioni: Prishtinë
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@monetaks.com
duke vendosur titullin e pozitës në të cilën aplikoni, “Zyrtar i Lartë për AML dhe Pajtueshmëri”.
Afati i fundit për aplikim: 27.09.2026
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
