Kompania jonë është në rritje të vazhdueshme andaj jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj që ndajnë vlera të përbashkëta si korrektësia, përkushtimi dhe puna me integritet.
Aktualisht jemi në proces të zgjerimit të ekipit dhe kemi të hapura këto pozita:
3x Asistent/e i/e shitjes në dyqan
Përgjegjësitë kryesore:
- Konsultimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes
- Njohja dhe prezantimi i produkteve në mënyrë profesionale
- Rregullimi dhe organizimi i produkteve në hapësirat ekspozuese
- Përkujdesja për përvojën e kënaqshme të klientit
Kualifikimet e preferuara:
- Diplomë të shkollës së mesme
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
- Përvojë paraprake në shitje
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike pune
Ofrojmë:
- Mundësi zhvillimi profesional
- Ambient modern dhe ekip bashkëpunues
1x Arkëtar/e
Përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i pagesave të klientëve me saktësi dhe kujdes
- Lëshimi i faturave dhe mbajtja e evidencës së transaksioneve ditore
- Mirëmbajtja e arkës dhe raportimi ditor financiar
- Sigurimi i një shërbimi të shpejtë, miqësor dhe profesional për klientët
Kualifikimet e preferuara:
- Saktësi dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e parasë
- Aftësi komunikuese dhe sjellje pozitive me klientët
- Përvojë paraprake në arkë ose pozita të ngjashme përbën përparësi
- Njohuri bazike në përdorimin e pajisjeve të arkës
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në besart.bytyqi@keneta-ks.com ose të na kontaktojnë në +383 44 212 816.
Afati i fundit për aplikim: 15.10.2026
Lokacioni i punës: Ferizaj (pika në Maps: https://maps.app.goo.gl/fgozuFkEft63X1NH7)