1

Specialist i Biokimisë, Mjek i Përgjithshëm, Logoped, Fizioterapeut, Psikolog Klinik, Punëtor Social, Teknik Rentgeni

Ruaj
Komuna e Podujevës
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJËSIA PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE Nr. 13-111/01-0057094/26

Dt.14.09.2026

Bazuar në Nenet 77, 80, 81 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, në mbështetje të Rregullores (Qrk) - Nr. 30/ 2024 për Procedurën e Pranimit të Nëpunësve të Shërbimit Publik në Sektorin e Shëndetësisë, si dhe kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Nr.13-111/01-0056981/26 të datës 11.09.2026, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS PËR NEVOJA TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NË QKMF - PODUJEVË

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

  1. Pozita: Specialist/e i/e Biokimisë, 1 (një) pozitë Koeficienti: 13

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj) Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen ekzaminimet laboratorike sipas referimeve;
  • Përgadit reagensat e nevojshme për punë, aktivizon aparaturat dhe mbikqyrë punën e tyre;
  • Vlerëson cilësinë e reagensave dhe testeve, bën kalibrimin me kalibrator të aparaturave;
  • Mbikqyrë - monitoron materialet e marrura, evidencën dhe distribuimin e tyre;
  • Përcjell në vazhdimësi procesin e sterilizimit dhe mjeteve për sterilizim mbikëqyrë aplikim e të gjitha masave të nevojshme për punë në kushte aseptike;
  • Në raste të emergjencës pranon dhe kryen analizat laboratorike sipas kërkesës;
  • Raportet e analizave laboratorike i verifikon dhe i nënshkruan;
  • Aplikon të gjitha masat mbrojtëse për punë në laborator;
  • Aplikon të gjitha metodat kontrolluese, kalibruese të parapara me protokol të punës me qëllim të sigurimit të cilësisë së dhënies së shërbimit;
  • Respekton normat dhe kodin etik të veshjes dhe sjelljes;
  • Ruan konfidencialitetin e pacientit;
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmia përkatëse;
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të Departamentit të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorit të QKMF - së.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Fakulteti i Mjekësisë - Specialist Biokimi Klinike
  • Certifikantën e specializimit
  • Licencë pune nga OMK
  1. Pozita: Mjek/e i/e Përgjithshëm, 1 (një) pozitë Koeficienti: 8.4

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj) Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin;
  • Pranon pacientin nga infermieria, shënon të dhënat në kartelë shëndetësore, merr anamnezën, bën ekzaminimin e pacientit ( inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin ), reanimimin kardio-pulmonar dhe e referon pacientin për hulumtime tjera diagnostike;
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate;
  • Udhëzon tek specialisiti konsultat, nëse është e nevojshme konsulta;
  • Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenental dhe postanatal;
  • Bën imunizimin(vaksinimin);
  • Promovon edukimin shëndetësor;
  • Trajton lëndime të vogla;
  • Kryen vizita shtëpiake kur eshtë e domosdoshme;
  • Bënë identifikimin e grupimeve vulnerabile dhe të rrezikuara;
  • Bën dhënien e barërave dhe medikamenteve esenciale;
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe

Kualifikimi i kërkuar:

-Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm

-Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

  2.  Pozita: Logoped/e, 2(dy) pozita Koeficienti: 6.4

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj) Përshkrimi i detyrave të punës:

  1. Ofron shërbime të vlerësimit të zhvillimit gjuhësor dhe komunikimit te fëmijët 0-6 vjeç, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme, përmes instrumenteve të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë;
  2. Kontribuon në zhvillimin e Planit Individual të Shërbimeve për Familjen (PIShF) për fëmijët të cilët kualifikohen për shërbime të NFH-së, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të NFH-së;
  3. Ofron shërbime të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme për fëmijët 0-6 vjeç në mjediset natyrore të fëmijës, të përqendruara tek familja, të cilat mbështesin, zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë që lidhen me komunikimin pranues dhe ekspresiv, artikulimit gjuhësor, si dhe ushqyerjes/ të përtypurit;
  4. Monitoron, dokumenton dhe raporton mbi progresin e fëmijëve që përfitojnë nga shërbimet e NFH-së, si dhe kontribuon në rishikimin e rregullt të PIShF;
  5. Ofron këshilla dhe konsulta të individualizuara prindërve lidhur me mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve 0-6 vjeç;
  6. Organizon sesione promovuese me prindër, ofrues të shërbimeve, si dhe përfaqësues të institucioneve për promovimin e programit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme;
  7. Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional në Fushën e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në drejtimin
  • Licencë pune valide nga Oda e Infermiereve të Kosovës.
  • Përvojë pune në shërbimet e logopedisë, përparësi pune me fëmijët 0-6 vjeç.

 3.  Pozita: Fizioterapeut, 2(dy) pozita Koeficienti: 6.4

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)

Përshkrimi i detyrave të punës:

  1. Ofron shërbime të vlerësimit për zhvillimin fizik dhe motorik të fëmijëve 0-6 vjeç, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme, përmes udhëzuesit për monitorimin e zhvillimit të fëmijës dhe instrumenteve të tjera të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë;
  2. Kontribuon në zhvillimin e Planit Individual të Shërbimeve për Familjen (PIShF) për fëmijët të cilët kualifikohen për shërbime të NFH-së, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të NFH-së;
  3. Ofron shërbime të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme për fëmijët 0-6 vjeç në mjediset natyrore të fëmijës, të përqendruara tek familja, të cilat mbështesin, zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë që lidhen me motoriken, koordinimin, balancin, dhe vetëndihmën;
  4. Monitoron, dokumenton dhe raporton mbi progresin e fëmijëve që përfitojnë nga shërbimet e NFH-së, si dhe kontribuon në rishikimin e rregullt të PIShF;
  5. Ofron këshilla dhe konsulta te individualizuara prindërve lidhur me mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve 0-6 vjeç;
  6. Organizon sesione promovuese me prindër, ofrues të shërbimeve, si dhe përfaqësues të institucioneve për promovimin e programit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme;
  7. Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional në fushën e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në drejtimin Fizioterapi apo Ergoterapi në mungesë të fizioterapeutit;
  • Licencë pune valide nga Oda e Fizioterapeuteve të Kosovës;
  • Përvojë pune në shërbimet e fizioterapisë, përparësi pune me fëmijët 0-6 vjeç.

  4.  Pozita: Psikolog/e Klinik/e - 2 (dy) pozita Koeficienti: 8

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  1. Ofron shërbime të vlerësimit të zhvillimit të fëmijëve 0-6 vjeç dhe mirëqenies socio-emocionale të prindërve të tyre, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme, duke përdorur instrumente të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë;
  2. Kontribuon në zhvillimin e Planit Individual të Shërbimeve për Familjen (PIShF) për fëmijët të cilët kualifikohen për shërbime të NFH-së, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të ekipit të NFH-së;
  3. Ofron shërbime të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme për fëmijët 0-6 vjeç në mjediset natyrore të fëmijës, të përqendruara tek familja, me fokus në mbështetjen e zhvillimit socio-emocional, forcimin e ndërveprimit prind-fëmijë, zhvillimin e aftësive të rregullimit emocional, sjelljeve adaptive dhe aftësive të komunikimit;
  4. Monitoron, dokumenton dhe raporton mbi progresin e fëmijëve që përfitojnë nga shërbimet e NFH-së, si dhe kontribuon në rishikimin e rregullt të Planit Individual të Shërbimit të Familjes;
  5. Ofron këshilla dhe konsulta të individualizuara prindërve lidhur me mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve 0-6;
  6. Organizon sesione promovuese me prindër, ofrues të shërbimeve, si dhe përfaqësues të institucioneve për promovimin e programit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme;
  7. Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional në fushën e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme.

Dokumentet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në drejtimin psikologji klinike;
  • Licencë pune valide nga Oda e Infermiereve të Kosovës;
  • Përvojë pune në shërbimet psikologjise klinike, përparësi pune me fëmijët 0-6 vjeç.

  5.  Pozita: Punëtor/e Social/e - 2 (dy) pozita Koeficienti: 66

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  1. Planifikon dhe koordinon punën e ekipit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme (NFH) për realizimin e vlerësimeve për fëmijët 0-6 vjeç, duke përfshirë caktimin e anëtarëve të ekipit si dhe bashkëpunimin me familjen për të përcaktuar kohën e vlerësimeve;
  2. Informon familjet lidhur me shërbimet e NFH-së dhe mënyrat e ofrimit të këtyre shërbimeve;
  3. Koordinon dhe mbështet zhvillimin e Planit të Individualizuar të Shërbimeve për Familjen (PIShF), duke caktuar ofruesin primar të shërbimit për secilën familje dhe duke siguruar që modeli i shërbimit i bazuar në familje dhe i integruar në rutina të fëmijës, reflektohet në PIShF;
  4. Shërben si pike kontakti për familjet që marrin shërbime të NFH-së, duke siguruar që familjet i pranojnë shërbimet në përputhje me PIShF;
  5. Informon familjen për shërbimet e disponueshme jashtë institucionit, duke përfshirë referimin tek këto shërbime;
  6. Bashkëpunon me shërbimet mjekësore, sociale dhe ato të edukimit për të siguruar referimin në kohë të fëmijëve 0-6 vjeç;
  7. Kontribuon në hartimin e planit të tranzicionit së bashku me familjen dhe Mjekun familjar respektivisht ofruesin e Shërbimit, për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve që marrin shërbime të NFH-së në institucionet parashkollore dhe arsimore;
  8. Organizon sesione promovuese me prindër, ofrues të shërbimeve dhe përfaqësues të institucioneve për promovimin e programit të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme;
  9. Merr pjesë ne trajnime dhe aktivitete te zhvillimit profesional në fushën e Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme.

Dokumentet e kërkuara:

  • Diplomë universitare ne drejtimin pune sociale, sociologji, ose shkenca te tjera sociale;
  • Licencë pune valide nga Oda e Infermiereve të Kosovës;
  • Përvoje pune në shërbimet sociale, përparësi pune me fëmijët 0-6 vjeç.

  6.  Pozita: Teknik/e i/e Rentgenit - 1 (një) pozitë Koeficienti: 1 /6.4

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Përgatitë pacientët për ingjizime radiologjike;
  • Bën përgatitjen e nevojshme të aparaturës;
  • Bën incizimin dhe përpunimin teknik të filmit;
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin sa më racional të filmave;
  • Bën kërkesat për furnizim me material hargjues;
  • Radiografitë duhe t’i bëjë në mënyrë profesionale;
  • Kujdeset për mjetet e punës, mban dozimetrin, mbanë mjetet mbrojtëse për vetën dhe pacientin;
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi;
  • Obligohet të zbatojë programin e vazhdueshëm të edukimit shëndetësor;
  • Për punën e vet i përgjigjet kryeinfermierit, shefit të shërbimit dhe

Dokumentet e kërkuara:

-Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në drejtimin Teknik Rentgeni apo Bachelor në drejtimin Teknik Rentgeni;

-Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji;
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës dhe
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë

Mënyra e vlerësimit:

Testimi me shkrim deri në shtatëdhjetë (70) pikë dhe Intervistimi deri në tridhjetë (30) pikë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit:

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e Licencës së punës të lëshuar nga organi kompetent (me afat);
    • Kopjen e dokumentit të specializimit;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të

AFATI I APLIKIMIT:

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 30 ditë, nga data 15.09.2026 deri me datën 14.10.2026.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Komunës së Podujevës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Njësinë e Burimeve Njerëzore, në këtë numër të telefonit 038 200 41-014.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Kategoria Shëndetësi, Medicinë
Skadon 14/10/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Podujevë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet