1
PREMIUM PLUS

Menaxhere e Mirëmbajtjes / Housekeeping, Menaxhere e Recepsionit, Recepsioniste

Ruaj
Venus Hotel
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxhere e Mirëmbajtjes / Housekeeping

Kriteret:

  • Përvojë pune në hoteleri ose në pozitë të ngjashme.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Aftësi për udhëheqjen dhe koordinimin e stafit të mirëmbajtjes.
  • Përgjegjësi për standardet e pastërtisë së dhomave dhe hapësirave të hotelit.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe standardeve të larta të higjienës.
  • Aftësi për organizimin e orareve dhe ndarjen e detyrave.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
  • Gatishmëri për punë me ndërrime dhe gjatë fundjavave sipas nevojës.

Menaxhere e Recepsionit

Kriteret:

  • Përvojë paraprake në recepsion ose menaxhim hoteli.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për menaxhimin dhe koordinimin e ekipit të recepsionit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera konsiderohen përparësi.
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe sistemeve hoteliere.
  • Aftësi për menaxhimin profesional të kërkesave dhe ankesave të mysafirëve.
  • Paraqitje profesionale, korrektësi dhe përgjegjësi.
  • Gatishmëri për punë me ndërrime dhe fleksibilitet në orar.

Recepsioniste

Kriteret:

  • Përvojë në hoteleri ose shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me mysafirët.
  • Paraqitje profesionale dhe e rregullt.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Gatishmëri për punë me ndërrime.

Të interesuarit për pozitat, mund të dërgojnë CV-në e tyre në email:

hr@venushotel-ks.com

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet