1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PUNE 

Shitës Ambulantiv dhe Depoist 

Water Group Kosova SH.P.K. – Uji Crystal kërkon Shitës Ambulantiv dhe Depoist për depon e re në Xërxë.

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune. 
  • Pagë fikse. 
  • Kontribute pensionale të paguara rregullisht. 
  • Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës. 
  • Pagesë të orëve shtesë sipas Ligjit të Punës. 

Për shitësin ambulantiv ofrohet edhe bonus sipas rezultateve të shitjes. 

  • 1 Shitës ambulantiv 

Terreni i shitjes: Pejë 

Puna përfshin shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Crystal te klientët ekzistues dhe gjetjen e klientëve të  rinj në Pejë, me automjetin e kompanisë. 

Baza e punës është në Xërxë. Nisja dhe kthimi bëhen çdo ditë në depo, prandaj kërkohen kandidatë me  vendbanim në Xërxë, Gjakovë ose Prizren. 

Detyrat 

  • Vizita te klientët, shitje dhe dorëzim i produkteve. 
  • Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në terrenin e caktuar. 
  • Ngarkimi i mallit në depo dhe shkarkimi te klientët. 
  • Respektimi i çmimeve të kompanisë, inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave. • Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët. 

Kërkesat 

  • Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme. 
  • Aftësi komunikimi dhe shitjeje. 
  • Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin. 
  • Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim. 
  • Përvoja në shitje ose shpërndarje dhe njohja e terrenit të Pejës janë përparësi.

Depoist në Xërxë 

Puna përfshin pranimin dhe sistemimin e mallit, përgatitjen e porosive dhe ngarkim-shkarkimin e  automjeteve të shpërndarjes. 

Detyrat 

  • Pranimi dhe kontrollimi i mallit sipas dokumentacionit. 
  • Sistemimi i produkteve dhe përgatitja e porosive për shpërndarje. 
  • Ngarkim-shkarkimi i mallit dhe përdorimi i pirunarit. 
  • Evidentimi i hyrje-daljeve, kontrollimi i stokut dhe raportimi i mungesave ose dëmtimeve.
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në depo dhe kujdesi për pajisjet. 

Kërkesat 

  • Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme. 
  • Aftësi praktike për të vozitur dhe përdorur pirunarin – e domosdoshme. 
  • Saktësi në numërimin dhe dorëzimin e mallit. 
  • Gatishmëri për punë fizike dhe bashkëpunim me ekipin. 
  • Përvoja e mëparshme në depo është përparësi. 

Aplikimi 

Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës, duke shënuar  pozitën për të cilën aplikoni. 

Mund të dërgoni edhe CV, por nuk është e domosdoshme. 

Email: watergroupkosova@gmail.com 

Telefon: +383 46 244 000 

Pozitat për aplikim 

Shitës ambulantiv – Xërxë 

Depoist – Xërxë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet