IDEA-M SHPK është kompani që bën shitjen me shumicë dhe pakicë të materialit shkollor dhe zyrtar.Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për poziten e hapur të punës
Për këtë pozicion, kandidatët e suksesshëm duhet të kalojnë këto kualifikime:
- Shkollë e mesme e përfunduar.
- Aftësi elementare matematikore.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese ,të ndjekin procedurat e rregullta të transaksionit dhe vendosmëri për të ndihmuar klientët.
- Përvojë pune si arkatare ose sektoriste (opsionale, por preferohen).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi i pagesave nga klientët dhe dhënia e kthimit të duhur.
- Zgjidhja e çdo problemi me transaksionet e klientëve.
- Mbajtja e regjistrit të transaksioneve në mënyrë të saktë dhe efektive.
- Vendosja dhe mirëmbajtja e produkteve në raft.
- Sigurimi që çdo produkt të ketë një çmim të saktë dhe pozicionim të mirë.
- Asistimi i klientëve në zgjedhjen e produktit të duhur.
Orari i punës: Full time
Konkurentet e interesuar duhet të dergojnë një CV në butonin "
Apliko Këtu" ose email:
info@idea-rks.com
CV-JA duhet domosdoshmërisht të përmbajë :
- Informata personale: Emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e email-it.
- Edukimi: Emri i institucionit, grada e arritur dhe datat e përfundimit të shkollimit.
