Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues
Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitën e mëposhtme:
- Mësimdhënëse e mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët.
Përgjegjësitë kryesore:
- Asistimi i fëmijëve në përfundimin e detyrave të shtëpisë dhe përforcimi i aftësive të ndryshme
të fëmijëve përmes shpjegimeve të thjeshtësuara, mirë të planifikuara dhe përmes sigurimit të
një larmie materialesh për përforcim.
- Planifikimi dhe përgaditja e planeve mësimore si dhe e materialeve mësimore të cilat
mundësojnë mësimin aktiv sipas metodologjive të MindBulb Education.
- Përgatitja e ushtrimeve që përforcojnë leximin, komentimin, drejtshkrimin dhe bukurshkrimin
te nxënësit.
- Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
- Shënimi i raporteve mujore mbi progresin e nxënësve.
- Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave dhe testeve.
- Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë
në takime të rregullta.
- Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të
nxënësve/studentëve, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të MindBulb Education dhe
ngjashëm.
- Pjesëmarrja aktive në observime kolegiale dhe trajnime të organizuara nga MindBulb
Education.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
- Përvoj pune në edukim për së paku dy (2) vite.
- Njohuri të shkëlqyera në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës.
- Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
- Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën.
- Kreativ/e
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Njohuritë në gjuhën angleze janë bonus.
Për aplikime:
Dërgoni CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në info@mindbulbedu.com
Data e fundit për aplikim: 06.10.2026
