Shitës Ambulantiv, Liferues
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Prishtinë.
Pozitat e hapura:
- SHITËS AMBULANTIV
- LIFERUES
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Të kete patent shofer Kat. B.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi.
- Kompensim sipas rezultateve të arritura.
- Sigurim shëndetësor vullnetar, 50% të paguar nga kompania.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të apo informatat e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 21 shtator 2026, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Pa marrë parasysh emërtimin e pozitave të punës në konkurse, Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
