Kamarier/e, Shankist/e
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKONKURS PËR POZITA TË PUNËS
Stacioni Kulturor – Prishtinë
Rruga Tirana, Prishtinë
Kush është Stacioni Kulturor?
Stacioni Kulturor është një hapësirë e re kulturore dhe komunitare në Prishtinë, e krijuar për të sjellë së bashku artin, kulturën dhe komunitetin në një ambient të hapur, dinamik dhe mikpritës.
Përmes programit të tij, Stacioni Kulturor synon të jetë një pikë takimi për artistë/e, profesionistë/e të kulturës, të rinj/reja dhe qytetarë/e, duke ofruar hapësirë për aktivitete kulturore e artistike, takime, bashkëpunime, socializim dhe ndërveprim komunitar.
Në kuadër të zhvillimit të hapësirës dhe zgjerimit të ekipit, Stacioni Kulturor hap konkurs për plotësimin e pozitave të punës dhe fton persona të motivuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar që t’i bashkohen ekipit tonë.
Pozitat e lira:
- Kamarier/e
- Shankist/e
Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvoja e mëparshme në kamarieri, shërbim ose punë në shank përbën përparësi;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të jetë i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e dhe i/e përkushtuar ndaj punës;
- Të jetë i/e gatshëm/e për të punuar në një ambient dinamik;
- Të jetë i/e orientuar drejt klientit dhe ofrimit të një shërbimi cilësor;
- Të kujdeset për pastërtinë, rregullin dhe organizimin e hapësirës së punës;
- Të ketë aftësi të mira për punë në ekip;
- Të jetë i/e gatshëm/e për punë me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektimin e të gjitha të drejtave dhe kërkesave ligjore sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës;
- Orar të rregullt pune prej 40 orësh në javë;
- Pagë konkurruese;
- Ambient profesional, kreativ dhe pozitiv pune;
- Mundësi për të qenë pjesë e një hapësire të re kulturore dhe të një ekipi dinamik e bashkëpunues.
Si të aplikoni?
Të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: eliralluka@artpolis-ks.com
Afati i fundit për aplikim: 17.09.2026
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Vendi i punës: Stacioni Kulturor, Rruga Tirana, Prishtinë