1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në kuadër të zgjërimit të Kompanisë tonë “Radix Pharm Sh.p.k” Prishtinë shpallim:

KONKURS

Për 4 pozita pune:

1 Prezantuese të produkteve kozmetike dhe parafarmaceutike  

Përgjegjësitë e punës: 

 

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve kozmetike dhe parafarmaceutike te farmacitë dhe klientët e tjerë.
  • Vizita të rregullta në terren, mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe identifikimi i klientëve të rinj.
  • Mbledhja dhe përcjellja e porosive, si dhe monitorimi i shitjeve dhe prezencës së produkteve në treg. 
  • Raportimi i aktiviteteve në terren, informatave nga tregu dhe realizimit të objektivave të përcaktuara.. 

Kualifikimi: 

  • Te ketë diplomë universitare te drejtimeve që nderlidhen me poziten, me përparësi në farmaci, kozmetologji, infermieri, marketing apo fusha të ngjashme. 
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe shitjeje, si dhe aftësi për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët. 
  • Njohuri bazë për produktet kozmetike dhe parafarmaceutike; përvoja në farmaci, kozmetikë, shitje ose prezantim produktesh konsiderohet përparësi. 
  • Patentë shoferi – Kategoria B.

2 Agjenta të shitjës (një për Rrafshin e Dukagjinit dhe një Rrafshi i Kosovës)

Përgjegjësitë e punës: Të prezantoj produktet tek klientet (barnatorët), jep informacionët e duhura mbi përfitimet, përdorimin dhe çmimet, përgatit materilale të nëvojshme për prezantim, kërkon klient të rinjë, bënë vizita të rregullta dhe periodike, realizon takime dhe njofton për oferta, merr porosi dhe bënë ndjekjen e finalizimit të tyre.

Kualifikimi: I preferuar në drejtimet Ekonomi, Menaxhment, Tregeti. Te posedoj patent shofer, kategoria B. Shkollimi universitar, përvoja e punës, aftesitë e mira komunikuese, dhe trajnimet kanë përparësi në përzgjedhje.

1 Prezantues/e Mjekesorë/e (për regjionin e Prizrenit)

Përgjegjësitëe e prezantuesit:

  • Të prezantojë produktet e përfaqesive qe ne posedojmë tek profesionistët përkatës shëndetësor;
  • Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg në vazhdimësi;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurencën, çmimet, promocionet, marketingun);
  • Të bëjë raporte kur kërkohet nga hierarkia;

Kualifiki për prezantues:

  • Fakulteti i Mjekësisë drejtimi: Farmaci, Stomatologji, Mjekesi e përgjithshme, Infermieri, Mami, Biokimi Laboratorike, Fizioterapi; Fakultete ku i përfshirë në kurrikulë është marketing dhe shitja.
  • Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
  • Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
  • Të posedojë patent shofer, kategoria B;
  • Të ketë njohuri në punën me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës Angleze ka përparësi.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm ose duke dërguar CV-në dhe duke e cekur per cilen pozitë është I interesuar, në e-mail adresën:  info@radixpharm.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet