OLYMP HAUS – SHPALL KONKURS PUNE
Kompania OLYMP Haus, me seli në Prishtinë ne adrese te fabrikes Zona Industriale, e specializuar në prodhimin dhe montimin e shtëpive të parafabrikuara, për shkak të zgjerimit të aktivitetit shpall konkurs për:
5-6 PUNËTORË PËR PRODHIM DHE MONTIM
Kërkojmë persona të përgjegjshëm, punëtorë dhe të motivuar, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen ekipit tonë profesional.
Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në:
- Punë ndërtimore dhe montuese;
- Përpunim dhe punim me dru;
- Montim të konstruksioneve;
- Përdorim të veglave dhe pajisjeve të punës;
- Prodhim ose montim të elementeve të shtëpive të parafabrikuara.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Pjesëmarrje në procesin e prodhimit të elementeve të shtëpive të parafabrikuara;
- Montim dhe përfundim i elementeve sipas planeve dhe udhëzimeve teknike;
- Përdorim i rregullt dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës;
- Kujdes ndaj cilësisë dhe saktësisë së punimeve;
- Mirëmbajtja e rregullit dhe pastërtisë në vendin e punës;
- Bashkëpunim me ekipin gjatë prodhimit dhe montimit;
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë;
- Gatishmëri për punë në teren, sipas nevojës së projekteve.
KËRKESAT
- Përvojë pune në ndërtimtari, montim, zdrukthëtari ose fusha të ngjashme;
- Aftësi praktike dhe teknike;
- Përgjegjësi dhe seriozitet në punë;
- Aftësi për të punuar individualisht dhe në ekip;
- Respektim i orarit dhe rregullave të punës;
- Përkushtim dhe vullnet për punë.
Kandidatët me përvojë në ndërtim dhe montim do të kenë përparësi.
Të gjithë të interesuarit të lajmrohen në numrin kontaktues të poshëshënuar.
Lokacioni: OLYMP Haus - Zona Industriale, Prishtinë
Tel: +383 49 989 000
Afati i aplikimit: 30.09.2026