1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Këshilltar/e i/e Shitjes në Central Park – Prishtine

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon objektivat mujore të shitjes duke arritur targetet ditore dhe javore të përcaktuara nga kompania
  • Ofron shërbim profesional dhe komunikim cilësor me klientët sipas standardeve të kompanisë
  • Kujdeset për organizimin mirëmbajtjen dhe pozicionimin e produkteve në sektorin përkatës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh)
  • Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme
  • Shkathtësi të mira komunikimi
  • Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë bazuar në merita, vlerësim performance dhe bonus për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com

Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati i aplikimit: 13.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet