KASTRATI Group shpall konkurs për pozitën:
Lokacioni: Prishtinë – Rr. Lidhja e Pejës
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kontrollon dhe mirëmban evidencat financiare, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave;
- Kryen barazimin dhe kontrollin e evidencave të punëtorëve;
- Përgatit raporte financiare ditore, javore dhe mujore sipas kërkesave të kompanisë;
- Kontrollon dhe verifikon paragonët dhe dokumentacionin përcjellës;
- Përcjell, evidenton dhe kontrollon pagesat e klientëve;
- Identifikon dhe raporton mospërputhjet eventuale në evidencat dhe dokumentacionin financiar;
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për saktësimin dhe përditësimin e të dhënave financiare;
- Kujdeset për arkivimin dhe sistemimin e dokumentacionit financiar;
- Kryen detyra të tjera që lidhen me fushëveprimin e pozitës, sipas kërkesës së Kryezyrtarit Financiar.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Preferohet arsimim universitar në Ekonomi, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
- Përvoja paraprake në financa ose kontabilitet përbën përparësi;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Aftësi të mira analitike dhe saktësi në punën me të dhëna;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të kohës;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online përmes formularit:
https://forms.gle/27YmcTbm1Y7hXAccA
ose të dërgojnë CV-në në:
info@kastratigroup.com
Për më shumë informata:
049 851 044
KASTRATI Group – Prishtinë, Rr. Lidhja e Pejës
Bëhu pjesë e ekipit të KASTRATI Group!