1
PREMIUM PLUS

Operator/e për Aranzhimin e Ngarkesave Durrës - Kosovë

Ruaj
PRO Transport & Logistics
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE  

OPERATOR/E PËR ARANZHIMIN E NGARKESAVE DURRËS – KOSOVË 

Pro Transport Shpk është kompani e specializuar në transport dhe logjistikë dhe, për zgjerimin e ekipit në  Prishtinë, hap konkurs për pozitën: OPERATOR/E PËR ARANZHIMIN E NGARKESAVE DURRËS – KOSOVË 

Lokacioni: Prishtinë  

Angazhimi: Orar i plotë  

Paga: Konkurruese për tregun dhe pozitën  

Për pozitën: Operatori/ja do të jetë përgjegjës/e për koordinimin dhe përcjelljen e ngarkesave me kontejnerë  nga Porti i Durrësit deri në destinacionin final në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me klientët, partnerët,  shoferët, shpediterët dhe ekipet tona në Shqipëri dhe Kosovë. 

Përgjegjësitë kryesore  

  • Koordinimi i transportit të ngarkesave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës;  
  • Komunikimi i përditshëm me klientë, partnerë, shpediterë dhe shoferë;  
  • Organizimi i kamionëve dhe koordinimi me shoferët;  
  • Përcjellja dhe koordinimi i dokumentacionit të nevojshëm për transport dhe doganë; 
    Monitorimi i lëvizjes së kontejnerëve nga tërheqja deri në dorëzimin përfundimtar; 
    Përditësimi i të dhënave dhe statusit të secilës ngarkesë;  
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit;  
  • Raportimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me ekipin përkatës.  

Kualifikimet dhe aftësitë  

  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;  
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe detyra në të njëjtën kohë;  
  • Aftësi të mira komunikuese dhe profesionale në telefon dhe email;  
  • Njohuri të mira bazë në përdorimin e kompjuterit, MS Office veçanërisht Excel
    Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë të lartë pune;  
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;  
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.  

Përvoja paraprake në transport, logjistikë ose operacione është përparësi, por nuk është kusht. Çfarë ofrojmë  

  • Pagë konkurruese;  
  • Trajnim fillestar dhe orientim të plotë për pozitën;  
  • Mbështetje profesionale gjatë periudhës së adaptimit;  
  • Ambient të rregullt dhe bashkëpunues pune;  
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;  
  • Kontratë të rregullt pune;  

Aplikimi  

Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë CV-në në: info@pro-ks.com apo permes butonit te meposhtem

Subjekti i email-it: Operator – Ngarkesat Durrës–Kosovë  

Afati i aplikimit: 10.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet