Përshkrimi i kompanisë Solid
Solid Sh.P.K. (“Solid”) është prodhuesi lider vendor në prodhimin e mbathjeve dhe po ashtu lider në eksportin e produkteve të mbathjes. Solid punëson një numër prej 250 punëtorëve dhe ka mbi 50 nën-kontraktorë vendor. Përveç prezencës së gjerë në tregun e brendshëm përmes bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe pikave të saj të shitjes me pakicë, kompania Solid prodhon mbathje për firma të mirënjohura në tregun ndërkombëtar.
Përshkrimi i pozitës
Në vazhdën e rritjes së vazhdueshme dhe zgjerimit të mëtejmë të kompanisë në tregun vendor, Solid shpall konkurs për pozitën Drejtor i Shitjes për Tregun Vendor.
Drejtori i Shitjes për Tregun Vendor do të jetë përgjegjës për udhëheqjen dhe zhvillimin e departamentit të shitjes, retail-it, rritjen e të hyrave përmes menaxhimit efektiv të proceseve të shitjes, forcimin e marrëdhënieve me klientët dhe arritjen e objektivave strategjike të kompanisë. Ai/ajo do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin Menaxhues dhe ekipin drejtues të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Përgjegjësitë dhe detyrat e Drejtorit të Shitjes për Tregun Vendor përfshijnë:
- Harton, zhvillon dhe zbaton strategjinë e shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Udhëheq, organizon dhe motivon ekipin e shitjes për arritjen dhe tejkalimin e objektivave të shitjes;
- Planifikon dhe monitoron performancën e departamentit të shitjes përmes objektivave dhe indikatorëve të performancës (KPI);
- Zhvillon iniciativa për rritjen e të hyrave, zgjerimin e bazës së klientëve dhe rritjen e pjesëmarrjes së kompanisë në treg;
- Siguron ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues dhe potencialë;
- Analizon trendet e tregut, aktivitetet e konkurrentëve dhe identifikon mundësi të reja biznesi;
- Bashkëpunon me departamentet e prodhimit, financave dhe logjistikës për të siguruar realizimin me kohë dhe cilësi të porosive;
- Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e shitjes, performancën e ekipit dhe paraqet rekomandime për përmirësim;
- Mbikqyrë dhe koordinon aktivitetet e shitjes në të gjitha pikat e retailit të kompanisë Solid, duke siguruar zbatimin e standardeve operative, arritjen e objektivave të shitjes, ofrimin e një përvoje cilësore për klientët dhe funksionimin efikas të rrjetit të shitjes me pakicë;
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë në procesin e shitjes;
- Merr iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të shitjes dhe trajton sfidat që lidhen me funksionimin e departamentit.
Edukimi dhe kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Ekonomi, Menaxhment, ose një fushë tjetër të ngjashme;
- Studimet Master përbëjnë përparësi;
- Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në shitje, prej të cilave të paktën 3 (tre) vite në pozitë menaxheriale;
- Përvojë në udhëheqjen dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes;
- Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikuese dhe organizative;
- Aftësi analitike dhe orientim të lartë drejt arritjes së rezultateve;
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane përbën përparësi.
Aplikimi
Aplikimi mund të bëhet duke dërguar CV-në tuaj në postën elektronike: solidshpk@gmail.com, deri më datë 30 shtator 2026
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Përzgjedhja finale do të bëhet pas intervistës dhe zhvillimit të një procedure të hapur dhe konkurruese.
Përzgjedhja e të punësuarve në Solid bëhet gjithmonë në përputhje me parimet e përcaktuara në legjislacionin e punës, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në meritë, kompetencë, transparencë dhe mosdiskriminim.