1

Administrator/e (Full Time), Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane, Mësimdhënës/e Klasore, Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze

Ruaj
Gutenberg Academy
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

AKADEMIA PROFESIONALE GUTENBERG SH.A

 GUTENBERG ACADEMY
Rr. Prekazi, Objekti CIMA
Hyrja B, Përdhesë, Lokali nr. 1, Mati 1
Prishtinë
Tel: +383 44 41 41 41
Nr. Fiskal: 811866922

KONKURS

PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Gutenberg Academy shpall konkurs për këto pozita:

  1. Administrator/Administratore – Full-time
  2. Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane 2 pozita
  3. Mësimdhënës/e Klasore  1 pozitë
  4. Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze 1 pozitë

 Data e shpalljes: 24 shtator 2026

Kush jemi ne?

Gutenberg Academy është institucion arsimor i themeluar në tetor të vitit 2021 dhe i akredituar një vit më vonë. Akademia ofron:

  • Kurse të gjuhëve të huaja (anglisht dhe gjermanisht) nga niveli A1–C1
  • Lëndë shkencore: matematikë, kimi, biologji dhe fizikë
  • Përgatitje për provime si matura dhe semimatura

Me një ekip profesional dhe ambiente moderne, synojmë zhvillimin akademik dhe profesional të nxënësve tanë.

Çfarë ofrojmë?

  • Kushte shumë të mira pune
  • Ambient profesional, korrekt dhe bashkëpunues
  • Ambiente moderne
  • Pagesë konkurruese dhe motivuese

Administrator/Administratore

Lloji i punës: Full-time

Përshkrimi i pozitës

Administratori/Administratorja është përgjegjës/e për organizimin e punëve administrative, menaxhimin e dokumentacionit, komunikimin me klientë dhe mbështetjen e stafit akademik dhe menaxhmentit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i email-eve, telefonatave dhe komunikimeve hyrëse
  • Mirëpritja e klientëve dhe orientimi i tyre
  • Përgatitja e shkresave dhe komunikimeve zyrtare
  • Arkivimi dhe sistemimi i dokumenteve fizike dhe elektronike
  • Menaxhimi i kalendarit dhe planifikimi i takimeve
  • Mbështetje administrative për stafin dhe menaxhmentin
  • Kujdes për furnizimet e zyrës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet administratë/ekonomi)
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
  • Përvojë në administratë përbën përparësi
  • Aftësi për ruajtje të konfidencialitetit

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor 
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës gjermane (C1-C2)
  • Përvojë në mësimdhënie me fëmijë dhe të rritur
  • Aftësi për shpjegim të qartë dhe profesional
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Fleksibilitet në orar

Mësimdhënës/e Klasore

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Edukim Fillor ose fusha përkatëse
  • Përvojë pune me nxënës të arsimit fillor
  • Aftësi për menaxhim klase dhe punë pedagogjike
  • Qasje pozitive, kreative dhe motivuese ndaj nxënësve
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Përkushtim dhe përgjegjësi profesionale

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Përvojë në mësimdhënie 
  • Aftësi për shpjegim të qartë dhe strukturim të mësimit
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune me nxënës
  • Fleksibilitet në angazhime

Kritere të përgjithshme për mësimdhënësit:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe profesionalizëm
  • Aftësi për punë në ekip
  • Motivim dhe përkushtim ndaj procesit mësimor

Si mund të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentet e aplikimit:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Dëshmi të përvojës së punës (nëse ka)
  • Referenca (opsionale)

në email: info@gutenbergacademyks.com
Afati i fundit për aplikim: 24.09.2026

E mirëpresim aplikimin tuaj!
Stafi i Gutenberg Academy

www.gutenbergacademyks.com
+383 44 41 41 41



KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet