BAU Market është në kërkim të djemve dhe vajzave të motivuar/a për t’iu bashkuar ekipit tonë në një ambient profesional, dinamik dhe me mundësi zhvillimi në karrierë.
Nëse dëshironi të ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale në vendin tuaj, keni vullnet për punë, gatishmëri për të mësuar dhe synoni një punë stabile me kushte dinjitoze, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë!
KONKURS PUNE
BAU Market shpall konkurs për plotësimin e 2 vendeve të lira të punës në pikën e saj në Fushë Kosovë, për pozitën:
- Shitës/e në sektorin Vegla Pune & Kopsht – 2 pozita (Fushë Kosovë)
Kualifikimet dhe kriteret:
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë;
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht;
- Njohuri rreth veglave të punës, pajisjeve dhe produkteve për kopsht përbëjnë përparësi;
- Përvoja e punës në shitje apo në sektorë të ngjashëm përbën përparësi.
Detyrat kryesore:
- Ofron shërbim profesional, korrekt dhe të sjellshëm ndaj klientëve;
- Ndihmon klientët gjatë përzgjedhjes së produkteve dhe ofron informata të nevojshme për veglat e punës, pajisjet dhe produktet për kopsht;
- Orienton dhe këshillon klientët për produktet e sektorit, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre;
- Orienton klientët te personi përgjegjës për çështje specifike apo kërkesa shtesë;
- Kujdeset për sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të sektorit të punës;
- Siguron që produktet të jenë të ekspozuara dhe të sistemuara në mënyrë të rregullt;
- Siguron që hapësira e punës të jetë e pastër, funksionale dhe e organizuar;
- Bashkëpunon me ekipin dhe angazhohet edhe në detyra të tjera të ngjashme, sipas nevojave të kompanisë;
- Kryen detyrat në përputhje me procedurat, standardet dhe rregullat e kompanisë;
- Mban komunikim profesional dhe korrekt me klientët dhe stafin.
Dokumentet e nevojshme:
- CV;
- Çdo dokumentacion tjetër që dëshmon aftësitë, përvojën dhe shkathtësitë relevante për pozitën.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimet mund të dorëzohen përmes emailit zyrtar të kompanisë: hr@bau-holding.eu
Në Subject të emailit, ju lutemi shënoni emrin dhe mbiemrin, pozitën dhe sektorin për të cilin aplikoni.
Shembull:
Filan Fisteku – Shitës në sektorin Vegla Pune & Kopsht – Fushë Kosovë
Afati i fundit për aplikim: 05.09.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të BAU Market!