Mega Auto Parts Kosova
Mega Auto Parts Kosova, kompani lider në tregun e autopjesëve, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall konkurs për këto pozita pune për pikën e re në Prishtinë:
- Menaxher i Pikës së Shitjes
- Shitës/e
- Vozitës/e (Shoferë)
Ftojmë kandidatët energjikë, të përgjegjshëm dhe të motivuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional.
Pozita: Menaxher i pikës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe organizimi i përditshëm i pikës së shitjes.
- Mbikëqyrja dhe motivimi i stafit të shitjes.
- Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
- Këshillimi i klientëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta.
- Menaxhimi i porosive, stokut dhe inventarit të auto-pjesëve.
- Zhvillimi i shitjeve dhe identifikimi i mundësive të reja në treg.
- Përgatitja e raporteve mbi shitjet, stokun dhe performancën.
- Bashkëpunimi me departamentet tjera të kompanisë.
- Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në shitje, veçanërisht në sektorin e auto-pjesëve, është përparësi.
- Përvojë paraprake në menaxhim të stafit ose pikës së shitjes.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
- Orientim i fortë drejt shitjes dhe rezultateve.
- Aftësi organizative dhe përgjegjësi të lartë në punë.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të shitjes/inventarit.
- Njohuri të gjuhës angleze
- Patentë shoferi – kategoria B.
Pozita: Shitës/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe shitja profesionale e produkteve tek klientët
- Ofrimi i këshillimit të specializuar për klientët
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues
- Arritja e objektivave mujore të shitjes
- Raportimi i rregullt tek Menaxheri i Shitjes
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në shitjen e autopjesëve (avantazh)
- Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi
- Orientim drejt rezultateve
- Aftësi për punë në ekip
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
- Njohuri të gjuhës angleze
- Patentë shoferi – kategoria B.
Pozita: Vozitës/e (Shofer)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shpërndarja korrekte dhe me kohë e porosive tek klientët
- Barazimi i dokumentacionit dhe pagesave me klientët
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes dhe magazinës
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Patentë shoferi valide (kategoria B)
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
- Aftësi për punë në ekip
Kompania ofron:
- Pagë fikse konkurruese + bonuse mbi performancën
- Ambient profesional dhe stabilitet në punë
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
- Trajnime të vazhdueshme profesionale
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në:
r.kastrati@megaauto.com.mk
Për informata shtesë: +383 49 224 530
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
