Konkurs
Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë.
1. Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet elektrike si shporet, skare, furre, friteze, mikrovale, prerëse të ndryshme etj,
- Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet e ftohjes si frigorifere të ndryshëm, makina të akullit etj,
- Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet me gaz (plin) si shporet, skare, friteze
- Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët,
- Ndjekja e procedurave dhe standardeve të ndërmarrjes për shërbimin e klientëve
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant
- Përvojë pune së paku 3 vite në pozitë të ngjashme
- Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B
- Aftësi të mira komunikuese dhe të shërbimit ndaj klientit
- Aftësi të mira organizimi dhe planifikimi të punës
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm për punë në ekip
- Të jetë i motivuar për të ofruar shërbime cilësore
Ne ofrojmë:
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
- Pagë konkurruese
- Kompensim për orët jashtë orarit
- Kontrata e punës, orari dhe pushimet të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës 03/L-212
Konkursi është i hapur deri me 21 shtator 2026.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën hr@kulinare.com
