Konkurs Pune – Dardan's Coffee
Dardan’s Coffee House po kërkon staf energjik dhe të motivuar për t’u bërë pjesë e ekipit tonë!
Pozita e lirë:
- Pastruese –Mirëmbajtese ( mosha deri në 35 vjeç)
Detyrat kryesore:
- Pastrimi i tavolinave dhe hapësirës përreth pas largimit të klientëve (brenda dhe jashtë – tarraca).
- Mirëmbajtja e pastërtisë së përditshme në ambientet e brendshme: salla, banjo, kuzhinë, hyrje dhe dalje.
- Larja dhe pastrimi i gotave, filxhanëve dhe enëve të tjera që përdoren gjatë ditës sipas nevojës
- Pastrimi i dyshemeve, dritareve, sipërfaqeve të punës dhe pajisjeve në kuzhinë.
- Shtimi dhe mirëmbajtja e materialeve higjienike (letra, sapun, dezinfektues).
- Njoftimi i stafit për ndonjë problem ose nevojë për riparim në ambient.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë joshëse dhe e rregullt
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi
- Ambient pune profesional dhe motivues
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
- Aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup
- Fleksibilitet dhe përgjegjësi në punë
- Mirësjellje dhe qasje pozitive ndaj klientëve
Pozita e lirë :
- Kamarier/e - ( 2 pozita)
- Banakier/e - (2 pozita)
- Shef kuzhine - ( 1 pozitë)
- Ndihmes i Shefit të Kuzhinës- ( 1 pozitë)
Çfarë ofrojmë:
- Pagë joshëse dhe e rregullt
- Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi
- Ambient pune profesional dhe motivues
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
- Aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup
- Fleksibilitet dhe përgjegjësi në punë
- Mirësjellje dhe qasje pozitive ndaj klientëve
Lokacioni: rr.”Besa Imami” Prishtinë
Afati për aplikim: 21.08.2026 deri me 05.09.2026
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: apliko.benidona@hotmail.com , 045 500 540, ose na vizitoni personalisht për më shumë informacione tek zyret tona në adresën rr.”Besa Imami”, Lakrishtë, objekti Beni Dona , Kati 10 !
Aplikacioni për punësim