Shpallje Praktike: Internship për Trajner/e Fitnesi në Transformohu Gym
Transformohu, koncepti më i ri premium i fitnesit në Kosovë, po hap dyert për interna energjikë dhe ambiciozë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në fushën e fitnesit dhe shëndetit.
Nëse je i/e apasionuar pas sportit dhe dëshiron të fitosh eksperiencë praktike në një ambient modern e motivues, kjo është mundësia jote!
Çfarë do të bësh si intern:
- Do të ndihmosh trajnerët kryesorë gjatë seancave stërvitore.
- Do të përfitoni njohuri mbi përdorimin e pajisjeve moderne dhe mënyrën e mësimit të sigurisë për klientët.
- Do të asistoni në matje dhe vlerësime fizike.
- Do të përfshiheni në krijimin e përmbajtjes mediatike (video ushtrimesh, reels, etj).
- Do të ndiqni trajnerët profesionistë (shadowing) për të parë nga afër si punohet me klientë realë.
- Do të bëheni pjesë e aktiviteteve speciale dhe eventeve të brendit Transformohu.
Kualifikimet që kërkojmë:
- Dashuri dhe pasion për sportin, fitnesin dhe jetesën e shëndetshme.
- Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht dhe personalisht.
- Energji pozitive dhe aftësi komunikimi me njerëzit.
- Aftësi për të punuar dhe përshtatur në ekip, dhe për të marrë feedback. Përparësi kanë folësit e gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë:
- Program praktik 6 mujor me mentorim të strukturuar nga trajnerë profesionistë.
- Trajnime të brendshme për ushtrime, komunikim me klientin dhe zhvillim personal.
- Eksperiencë të drejtpërdrejtë në një ambient premium dhe kreativ.
- Mundësi për të krijuar rrjet profesional dhe referenca që vlejnë në tregun e punës.
- Për praktikantët më të dalluar, mundësi punësimi afatgjatë në Transformohu.
Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
Kontakt: +383 048 198 886 Whatsapp
