Pozita: Arkëtar/e
Data e publikimit: 19.08.2026
Rreth nesh:
Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave dhe shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.
Rreth pozitës:
Moneta SH.P.K. – MoneyGram Agent është në kërkim të një personi të përgjegjshëm, komunikues dhe të orientuar drejt klientit për pozitën Arkëtar/e.
Në këtë pozitë, personi do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e arkës, realizimin e transaksioneve të transferimit të parave dhe pagesave, si dhe ofrimin e një shërbimi profesional dhe cilësor ndaj klientëve.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Menaxhon dhe kontrollon arkën, duke verifikuar mjetet në fillim dhe në fund të ndërrimit;
- Kryen transaksione të transferimit të parave dhe pagesave në mënyrë të saktë dhe të sigurt;
- Ofron informata të sakta për produktet dhe shërbimet e kompanisë;
- Prezanton dhe promovon produktet dhe shërbimet e kompanisë tek klientët;
- Kujdeset që klientët të priten dhe të shërbehen me korrektësi, profesionalizëm dhe mirësjellje;
- Identifikon nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe i përcjell ato tek mbikëqyrësi;
- Përgatit dhe dërgon raportet e kërkuara ditore, javore apo mujore;
- Kujdeset për mbarëvajtjen dhe paraqitjen profesionale të objektit;
- Respekton standardet e uniformës dhe paraqitjes profesionale gjatë orarit të punës;
- Ka përgjegjësi për qasjen dhe menaxhimin e mjeteve dhe dokumentacionit të autorizuar, përfshirë sefin, kartelat dhe llogaritë bankare;
- Përgjigjet për hapjen dhe mbylljen e objektit sipas procedurave të kompanisë;
- Promovon imazhin dhe shërbimet e kompanisë, përfshirë edhe përmes kanaleve të mediave sociale;
- Bashkëpunon me ekipin dhe kontribuon në mbarëvajtjen e proceseve të punës;
- Kryen edhe detyra të tjera të ndërlidhura me pozitën, sipas nevojës dhe kërkesës së mbikëqyrësit.
Kërkesat dhe kualifikimet kryesore
- Diplomë universitare/ në studime në Ekonomi, Menaxhim, Financa, Administratë Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Përvojë paraprake në arkë, shërbim ndaj klientit, shitje ose sektor financiar konsiderohet përparësi;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Të jetë e/e orientuar drejt klientit dhe ofrimit të shërbimit cilësor;
- Aftësi të mira për të punuar me para dhe për të menaxhuar me saktësi transaksionet;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet të lartë në punë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente me dinamikë të lartë;
- Njohuri bazë të punës me kompjuter;
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Lokacioni: Prishtinë
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@monetaks.com
duke vendosur titullin e pozitës në të cilën aplikoni, “Arkëtar/e”
Afati i fundit pë aplikim: 30.08.2026
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
